Futboll Sport

GJITHMONË UNIKAL/ MARADONA humbet ndeshjen e parë në Meksikë dhe shpërthen ndaj…

Diego Armando Maradona ka shpërthyer në akuza të forta dhe fyerje karshi gjyqtarit të ndeshjes Aldo Cano, pasi skuadra e tij Dorados u mund 0-1 nga Alebrijes De Oaxaca në kampionatin e Serisë B meksikane. Kjo ishte humbja e parë e legjendës argjentinase të futbollit në Meksikë, rezultat të cilin Maradona nuk e ka kapërdirë lehtësisht.

“Nuk më pëlqen të flas për gjqytarët, por për këtë ndeshje nevojitej një gjyqtar tjetër, një gjykim më i mirë. Të dyja skuadrat luajtën mes tyre në mënyrë brutale, madje barbare. Dikush duhej të kontrollonte ndeshjen dhe të vinte rregull. Gjyqtari nuk e bëri asnjëherë këtë gjë, nuk i respektoi rregullat”, tha Maradona.

Argjentinasi nis kështu polemikat me gjyqtarët edhe në Meksikë, ndërkohë që sipas shtypit vendës këto janë justifikime për humbjen e tij të parë me ekipin e Dorados. “Nuk dua një futboll të dhunshëm, dua vetëm që të mos përsëriten më në fushë të tilla skena”, bërtiste Maradona në momentin që dilte nga fusha e lojës pas ndeshjes. Ndërsa në konferencën e shtypit, Maradona tha se do të përgatisë një raport për këtë gjykim dhe do t’ia dërgojë drejtuesve të FIFA-s.

 

Related posts

MESFUSHORI ERIKSEN TEK INTER/ Zbulohet prapaskena: Agjenti vendos për të, s’mund të dialogojmë…

Delo.autor

Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të…

Q.Autor

“GOLI YNË I PARREGULLT? JAM TRAJNER, JO…”/ Deshamp: Fituam me shpirt, tani mendojmë për Botërorin

Delo.autor

Leave a Comment