Futboll Sport

GODET PARTIZANI/ Prapaskenat me Çinarin dhe sulmuesi Fazli, të kuqtë mbeten në merkato

Si “qershia mbi tortë” e kësaj merkato për ekipin e Partizanit ishte Erald Çinari. Lojtari shkodran u kthye nga Kroacia dhe mund të digjej për 6 muaj, ose i duhej të bashkohej sërish me Vllazninë. 21-vjeçari nuk e kishte aspak në plane rikthimin te skuadra kuqeblu, prandaj kërkoi mundësi të tjera në merkato. Në ditën e fundit të saj ishte ekipi i Laçit që iu afrua fillimisht mesfushorit me tipare të avancuara, më pas dhe skuadra e Partizanit.

Burime të Telesport bëjnë me dije se “demat” u futën në mënyrë të papritur, pasi nuk e kishin në plane shkodranin duke qenë se e konsideronin një “kapitull të mbyllur”. Me futjen e tyre në skenë, shkodrani u tërhoq më shumë nga kryeqytetasit dhe gjërat lëvizin shpejt. Partizani arriti marrëveshjen me Vllazninë për kartonin e lojtarit për 60 mijë euro duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

Çinari do të përfitojë rreth 30 mijë euro në vit + bonuset. Në bazë të përformancave të tij dhe rroga do të rritet. Një tjetër argument që e bindi Çinarin ishte dhe fakti se Alavesi dhe Istra nuk e kishin dërguar çështjen e tij në FIFA. Partizani u interesua direkt në FIFA në lidhje me futbollistin dhe nuk kishte asnjë çështje të hapur. Në këtë mënyrë, shkodrani nuk humbi kohë dhe firmosi me të kuqtë.

Drejtuesit e të kuqve nuk e kanë mbyllur ende merkaton, pasi po presin dhe 1 apo 2 futbollistë të tjerë. I pari është sulmuesi Samir Fazli. Klubi i kuq ka gjetur parimisht akordin me 27-vjeçarin, por ky i fundit ka probleme me ekipin kroat të Rudes. Skuadra ballkanase nuk e lejon që të largohet dhe kërcënon çdo klub që tenton të nënshkruaj me të, ndërsa lojtari do të ikë. Ende pa zgjidhje. Kryeqytetasit nuk synojnë vetëm sulmuesin, por po qëndrojnë në heshtje dhe në lidhje me ndonjë futbollist tjetër me origjinë shqiptare që është i lirë.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ DORTMUND/ Pas problemit në kaviljen e majtë, ja sa do qëndrojë jashtë fushave Politano

Delo.autor

LAJM I HIDHUR TE PSG/ Pochettino humbet titullarin për sfiden ndaj Real?

Delo.autor

Rrëfehet turku Çalhanoglu: Qaja te Milani, Gatuzo na rilindi

Q.Autor

Leave a Comment