Futboll Kategoria Superiore Sport

“JAM RIKTHYER NGA NJË DËMTIM DHE PO RIKUPEROHEM”/ Mesfushori Asani: Do t’ia lija penalltinë Carës, por…

Mesfushori i Partizan it, Jasir Asani, është gjithmonë protagonist kur luan. Edhe në takimin kundër Kastriotit, 25-vjeçari jo vetëm që shënoi, por ishte fantastik me driblimet e tij, duke krijuar jo pak panik në mbrojtjen kundërshtare. Pas ndeshjes, në një prononcim për “Panorama Sport”, Asani foli për shumë tema, rreth tij dhe skuadrës së Partizanit, si dhe tha që në rast se Cara do të donte ta gjuante penalltinë, me shumë dëshirë do ta lejonte.

“PANENKA” – “Si fillim, fusha ishte disi e vështirë për të luajtur dhe për të shënuar. Edhe Kastrioti është një ekip shumë i fortë, që ka treguar se di të luajë futboll, di të fitojë ndeshje. Në pjesën e parë kishim disa raste, ndërsa në pjesën e dytë dhamë gjithçka dhe realizuam dy gola. ‘Panenka’ më kënaq gjithmonë dhe do të vazhdoj të gjuaj kështu. Të mos e tregoj sekretin? Epo do të gjuaj gjithmonë djathtas atëherë (qesh)”.

ZHBLLOKIMI – “Siç e dimë, Partizani ka një ekip me çuna të rinj dhe që ka pasur disa ndryshime. Partizani e ka ekipin, ka stolin dhe formacionin, që kanë kualitete dhe mund t’i japin shumë skuadrës. Prandaj, janë pjesë e Partizanit, sepse kanë kualitet. Ka qenë një ngërç i vogël që nuk kemi shënuar. Rëndësi ka fitorja, me kalimin e ndeshjeve do të rikthehemi aty ku Partizani e ka vendin”.

RIKUPERIMI – “Çdo lojtar ka gabimet e veta, çdo lojtar duhet të përmirësohet. Fusha nuk na lejoi ta luanim topin ashtu siç dimë ne. Unë jam rikthyer nga një dëmtim dhe tani jam shumë mirë, po përgatitem ngadalë që të rikuperohem. Po vij në formë dhe gjithmonë do të jap maksimumin për ekipin”.

 SFIDA NDAJ KUKËSIT – “Të gjitha skuadrat i respektoj maksimalisht, të gjitha i vlerësojmë njësoj, por me Kukësin, normalisht, ka diçka më tepër. I kemi mundur në ‘Loro Boriçi’, edhe në ndeshjen e radhës do të shkojmë për të fituar, pasi Partizani gjithmonë luan për të fituar

OBJEKTIVI PERSONAL – “Kam shënuar dy gola, por më shumë dua të ndihmoj ekipin. Le të shënojnë Solomon, Mala, Bardhi. Nuk ka shumë rëndësi kush shënon. Unë personalisht dua të shënoj 10 gola, pse jo dhe 15. Shpresojmë të mos kemi lëndime”.

PËRPLASJA ME ÇELËN – “Bëhej fjalë për një vonesë loje në një anësore. I thashë Çelës se jemi dy skuadra që luajmë futboll, prandaj le të luajmë e të mos vonojmë lojën. I uroj suksese Kastriotit në ndeshjet e ardhshme. Nuk mund të them që jam në 100% të formës, por 95% po. Duhet dhe pak kohë që të vij në formën optimale”.

PENALLTIA – “Nuk ka rëndësi kush e gjuan, nëse do të donte Cara ta gjuante, do ta lija. U fut nga stoli dhe ndryshoi ndeshjen. Të them të drejtën, Cara ka kualitet shumë të madh dhe besoj se do ta kapë shpejt vendin në formacion. Penalltinë edhe do t’ia lija, mjafton të ma kërkonte (qesh)”.

MUNGESA E BELICËS – “Kemi edhe çuna të rinj që luajnë në mbrojtje, por ishte një ndeshje e vështirë dhe stafi vendosi të luante Broja në qendër të mbrojtjes. Broja bëri një ndeshje shumë të mirë. Belica dihet, është profesori, ai jep siguri kur është mbrapa. Të shpresojmë të kthehet sa më shpejt”, u shpreh Asani.

Related posts

SKANDALI/ Trajneri i Chelseat, Sarri përfundon nën hetim pas asaj që ndodhi dje

Isa.Autor

BETIS-REAL MADRID/ Zidane hedh bastin e mbrëmjes, i riu konsolidon vendin në skemë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MILAN ËSHTË NJJË KLUB I MADH”/ Tomori: Jemi në rrugën e duhur, ja sekretet që më ka mësuar Pioli

Delo.autor

Leave a Comment