Futboll Sport

HISTORIKE/ Loboi në emër të KOSOVËS, SHQIPTARI merr timonin e futbollit maqedonas

Në Maqedoni jo vetëm në fushë, por në rrafshin institucional shqiptarët po arrijnë të marrin një rol të rëndësishëm në futbollin fqinj. Përveç Shkëdijes që ka dominuar në sezonin e fundit në Superligën Maqedonase, tashmë dhe në nivel administrativ shqiptarët marrin një rëndësi të madhe në menaxhimin e futbollit maqedonas.

Zv/presidenti i FFM Muhamed Sejdini ka marrë postin e kreut të organit përfaqësues të futbollit maqedonas pasi nuk doli asnjë fitues në zgjedhjet e parashikuara, Sejdini kalon automatikisht në postin e ri. Atij i duhet tashmë të organizojë procesin e ardhshëm zgjedhor brenda shtëpisë së futbollit maqedonas pas problemeve me regjistrimin e kandidatëve dhe plotësimin e dokumentacioneve.

Sejdini ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen dhe përmirësimin e futbollit maqedonas. Ai ka lobuar në emër të Kosovës për t’u anëtarësuar në FIFA dhe UEFA.

Related posts

U BË E NJOHUR PAS NATËS SË ZJARRTË ME ICARDIN/ Modelja argjentinase tashmë fiksohet me… Messin

F.autor

ZBULON KËRKESËN E DJALIT TË TIJ/ Ronaldo: Dëshiron që unë të mos tërhiqem nga futbolli sepse…

Delo.autor

SKANDALI I BASTEVE/ Mashtroi nipin e Presidentit të Korabit, në hetim e dashura e ish-donatorit të Kastriotit (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment