Futboll La Liga Sport

Griezmann i zhgënjyer/ Shpresoja të isha në podium për “Topin e Artë”, sepse kam fituar…

Prej vitesh Antoinne Griezmann ka marrë rolin e protagonistit te Atletico e Madridit, ndërsa 2018-a ka qenë vërtetë e artë për të, pasi triumfoi me madrilenët në Europa League, ngriti Kupën e Botës “Rusi 2018” me Francën dhe fitoi edhe Superkupën e Europës, sërish me Atleticon.

Gjithsesi të gjitha këto nuk mjaftuan që futbollisti të jetë pjesë e finales së përzgjedhjes së futbollistit më të mirë të vitit nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Jam shumë i zhgënjyer, pasi Franca fitoi kupën e Botës dhe në përzgjedhjen finale të FIFA-s nuk është asnjë francez kandidat për futbollistin më të mirë të vitit. Shpresoj që të paktën të jem pjesë e podiumit të Topit të Artë, të organizuar nga France Football”, deklaroi sulmuesi francez.

Griezmann pranon se 2018-a ka qenë viti më i mirë i tij në karrierë, ku ka shënuar, por edhe ka fituar shumë trofe, duke qenë gjithmonë protagonist me golat apo me lojën e tij.

Related posts

Francë 2018/ Kampionia e Botës më e re në histori… pas Brazilit 1970

Isa.Autor

TIRANA ME TIFOZË SPECIAL/ Aktori i Portokallisë në mbështetje të bardhebluve (FOTO)

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITEDI/ Solskjaer paguhet më shumë se trajenri…

Delo.autor

Leave a Comment