Futboll Seria A Sport

HAMSHIK NDJEN FRIKË/ Kapiteni humbet shiritin: Do më duhet të mësohem me…

Carlo Ancelotti nuk humbet kohë dhe pas humbjes turpëruese 0-3 ditën e diel ndaj Sampdoria në kampion nis nga puna me skuadrën për të përgatitur një shtator të vështirë, pasi Napoli i tij do të luajë si në Serinë A ashtu dhe në Champions League. Stërvitja nis pa 14 lojtarë, të grumbulluar në kombëtaret përkatëse e mes tyre edhe Marek Hamsik, që në ndeshjen e fundit nuk u aktivizua, por qëndroi 90 minuta në stol (kjo gjë nuk ndodhte që kur në ekip ishte trajner Rafa Benitez).

“E dija që nuk do të luaja në ndeshjen ndaj Sampdoria, pasi trajneri Ancelotti ma komunikoi atë më parë. Madje e di që do të jem në stol në shumë ndeshje këtë sezon. Do të më duhet të mësohem me këtë fakt”, tha Hamsik, që është edhe kapiteni i Napolit.

Më tej, sllovaku shprehet edhe për praninë e skuadrës së tij në Champions League, në një grup rtë hekuet. “Grup shumë i vështirë. PSG, Liverpool dhe Crvena Zvezda… Janë tri skuadra shumë të mira, ndaj do të kemi nevojë për ndihmën e tifozëve tanë në “San Paolo”. Duhet të përmirësohemi dhe të shohim se deri ku mund të arrijmë”, u shpreh Marek Hamsik.

Related posts

“GJATË 12 MUAJVE TË FUNDIT…”/ Ceferin: Fitorja e madhe e imja dhe e juaja e vitit 2021 ishte kjo

Delo.autor

LIVERPOOL-BARCELONA/ “Çmenduri” në Anfield. “Të Kuqtë” barazojnë gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Dembele, Pedri ndëshkon Levante-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment