Champions League Futboll Sport

HOLANDEZI SYNON LIGËN E KAMPIONEVE/ Robben: Bayerni duhet të mësojë nga…

Nuk ka dyshime se Liga e Kampioneve është një kompeticion mjaft i veçantë për Arjen Robben. 34-vjeçari provoi zhgënjimin më të madh të karrierës së tij në rang klubi, kur humbi një penallti në finalen e sezonit 2011-2012, duke i lënë tifozët e Bayern Munich në lotë, ndërsa Chelsea ngriti trofeun në “Allianz Arena”.

Ai e gjeti veten në anën e kundërt të spektrit një vit më vonë, megjithatë, duke u shpallur fitues në “Wembley”, kundër Borussia Dortmund, për të shijuar “tripletën” historike për bavarezët, në atë që ishte padyshim kulmi i një karriere të ngarkuar me trofe.

Robben kërkon që të shtojë titullin e dytë të Ligës së Kampioneve në “CV” e tij. Për shkak se mbush 35 vjeç në janar, është sugjeruar që ky mund të jetë shansi i fundit i holandezit për të kërkuar një medalje tjetër në garën më të rëndësishme për klubet europiane.

Robben nuk merakoset për të ardhmen e tij afatgjatë, teksa fushata europiane është në proces, me një udhëtim në fushën e Benfica, të mërkurën. “Nuk e di nëse ky mund të jetë shansi im i fundit për ta fituar Ligën e Kampionëve, koha do të tregojë, – tha Robben për “Goal”. – Sido që të jetë, është një tjetër shans për ta fituar atë. Qëllimi ynë është padyshim që të shkojmë sa më larg të jetë e mundur, por tani jemi në startin e fazës së grupeve.

Ne duam t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe të sigurohemi që të përparojmë në fazat e eliminimit direkt. Gjithmonë duhet të mësosh nga gabimet e së kaluarës. Duhet të analizosh vetveten se ku mund të përmirësohesh. Ndeshjet në fazat e fundit të Ligës së Kampioneve vendosen nga detaje të vogla. Ndonjëherë duhet ta tregosh gishtin në veten tënde, por ndonjëherë ndodhin gjëra që janë jashtë sferës tënde të influencës. Por, gjithnjë duhet t’i analizoni gjërat që ndodhin dhe të mësoni prej tyre.”

Related posts

Andre Gomes tregon se si po e torturojnë fansat e Barçës

Q.Autor

LUKAKU VENDOS TREGUN ITALIAN NË “ZJARR”/ Ja dy skuadrat e Seria A që përpilojnë ofertën e “çmendur”

Delo.autor

Muguruza: “Të gjithë më thonë se jam pasardhësja e Serena Williams”

Sadik.Autor

Leave a Comment