Futboll Seria A Sport

Humbën kampionin e botës/ BARCELONA “provokon” lojtarin e INTERIT, zikaltrit friksohen

Dëmtimi I qendërmbrojtësit të Barcelonë Samuel Umiti ka sjellë dhimbje koke te katalanasit. Rëndësia që ka në skuadër kampioni i botës është e madhe dhe ekipi “blaugrana” nuk dëshiron të mbetet i gjymtuar për ndeshjet e vështira që i presin në vijim.

Sipas medias katalanase “Mundo Deportivo”, kampionët në fuqi të Spanjës kanë nisur bisedimet me qendërmbrojtësin e Interit Milan Skriniar, për ta transferuar sllovakun në muajin janar.

Vlera e tij është e lartë (45 milionë € sipas ‘Transfermarkt’), megjithatë kjo nuk e ka ndaluar klubin katalanas t’i propozojë një ofertë të re 23-vjeçarit. Por, Barcelona duhet të shpenzojë akoma më tepër për të marrë shërbimet e Skriniar duke patur parasysh që kontrata e tij me Interin skadon në 2022.

Ndoshta, lojtari zikaltër do të marrë një përgjgje të mirë për të ardhmen kur Interi dhe Barcelona të përballen në Champions League.

 

Related posts

Deschamps ka rezerva për Francën, Pogba përgëzon edhe fatin

Sadik.Autor

VLERËSON AFRIMET E REJA TEK TIRNA/ Flet Karabeci: Mos të përsërisim sezonet e fundit…

Delo.autor

Igli Tare: Dikush po luan pisët për çështjen De Vraj

Sadik.Autor

Leave a Comment