Futboll Sport

Partizani nxjerr në fushë ‘artilerinë e rëndë’

Humbja në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, ka vështirësuar edhe më shumë pozitat e Partizanit në tabelën e klasifikimit. Të kuqtë kanë humbur vendin e tretë dhe gara me Luftëtarin është bërë më e ashpër. Por, sikur të mos mjaftonte, kjo të kuqtë po vuajnë edhe nga dëmtimet. Braziliani Lukas ka dëmtuar ligamentin dhe do të qëndrojë gjashtë muaj jashtë fushave të lojës, ndërsa mesfushori Lorenc Trashi ndjen dhimbje dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në ndeshjen e nesërme. Një gjë e tillë ka shqetësuar jo pak, trajnerin Dalipi që i duhet të rindërtojë edhe njëherë formacionin për ndeshjen e radhës ndaj Lushnjës. Alternativat nuk i mungojnë në një takim që duket i fituar për të kuqtë pa nisur akoma, pasi Lushnja ka rënë edhe matematikisht nga Kategoria Superiore.

Në këtë ndeshje, trajneri ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë Edgar Çanin, sulmuesin shtatlartë që luajti si zëvendësues në sfidën kundër Skënderbeut. Gjithashtu Abudrrahimi me atë paraqitje të mirë ndaj korçarëve ka siguruar një vend titullar dhe do t’i jepet besimin nga stafi teknik. Pjesa tjetër e skuadrës nuk do të ketë shumë ndryshime, me përjashtim te Bardhit që këtë herë do të jetë në formacion. Në këtë ndeshje kryeqytetasit nuk e diskutojnë trepikëshin, por do të mbeten me shpresën e ndaljes së rivalëve të tyre. Objektivi i të kuqve është të sigurojnë një vend në Europë dhe nëse nuk e arrijnë, atëherë sezoni do të jetë i dështuar.

Por te Partizani kanë nisur të mendojnë që tani për sezonin e ri dhe trajneri kroat Mario Tokiç parashikohet të marrë drejtimin e stolit. Ai po mendon edhe për lojtarët që do të mbajë në skuadër dhe ata që do të afrojë gjatë merkato, me qëllimin e vetëm që skuadra të arrijë fitimin e titullit kampion pas shumë viteve mungesë.

Related posts

MESSIIIIIIII! Barcelona shënon golin e dytë ndaj Alavesit (VIDEO)

Delo.autor

Liverpooli nuk ndalet vetëm me Van Dijkun, dëshiron të sigurojë Goretzkan në janar

Q.Autor

E KONFIRMON VETË SPONSORI XHAFERI/ Zbulohen 3 objektivat e Vllaznisë në merkato

Delo.autor

Leave a Comment