Futboll Sport

I DHA FITOREN KUKËSIT/ Rexhinaldo: Jam sulmues, por ja pse lëviz në të gjithë…

Lojtari i ndeshjes mes Kukësit dhe Tiranës, u shpall autori i tripletës, Rexhinaldo, dhe në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi nga Mozambiku deklaroi:

Pritët deri ndeshjen e tretë, për një tripletë?

Kur futem në fushë, në mendje kam vetëm të ndihmoj skuadrën. Më pas, nëse shënoj, është diçka e mirë, sepse jam edhe sulmues.

Ku ndihet më mirë, te Laçi, Luftëtari apo Kukësi?

Dua të flas për të tashmen. Tani përpiqem të jap më të mirën për Kukësin, i them faleminderit që më kanë dhënë mundësi. Kukësi është një ekip më i madh, dhe luftojmë për kampionatin. Do pushojmë pak, dhe do përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje.

Rivalët e Kukësit për kampionatin?

Nuk e di, sepse kemi një skuadër të mirë, unë mendoj vetëm për Kukësin. Edhe Flamurtari, Partizani apo Skënderbeu luftojnë për të fituar titullin, por mendoj vetëm për ekipin tim. Tani do shkoj në kombëtare tek Mozambiku, dhe kur të kthehem, do vazhdoj të mendoj vetëm për Kukësin.

Lëvizni shumë në sulm, cili pozicion ju pëlqen më shumë?

Unë jam sulmues, unë luaj mbrapa dhe djathtas, sepse kur jam në fushë, dua të ndihmoj vetëm skuadrën. Prandaj jap më të mirën në fushë. Gjithsesi, pozicioni im është në qendër të sulmit.

Related posts

Plas tek Reali, Ronaldo nuk e dëshiron Iscon në formacionin e parë

Q.Autor

Real Madridi futet në garë për mesfushorin e Liverpoolit

Q.Autor

Merr fund kaosi te VLLAZNIA/ Shkodranët emërojnë trajnerin e ri dhe surprizojnë me drejtorin

Isa.Autor

Leave a Comment