Futboll Sport

Ibrahimovic shfryn ndaj kritikëve/ “Kjo është një shifër e çmendur në futboll”

Zlatan Ibrahimovic goditi kritikët, që thonin në fillim të karrierës së tij se ai nuk ishte në gjendje të shënonte shumë gola, ndërkohë që tashmë ka kapur kuotën e 500 golave në karrierë.
Sulmuesi suedez e kompletoi “500” me një përpjekje akrobatike gjatë humbjes së LA Galaxy në Toronto, në MLS, të shtunën e kaluar.

Përpjekja e tij spektakolare ishte goli i 500-të i karrierës profesionale të Ibrahimovicit, gjatë së cilës ai luajti në klube të njohura, duke përfshirë PSG, Inter, Barcelona dhe Manchester United.
Ibrahimoviç, 36 vjeç i kujtoi sërish kritikët, duke iu thënë se kishin menduar gabim për të:

“Unë kisha një shans për të luajtur me të gjitha klubet e mëdha, ku kam pasur si bashkëlojtarë emra të mëdhenj. Në të gjitha këto stacione të karrierës kam qenë kryegolashënues. Më e bukura është se, kur e fillova karrierën time, thanë se ky lojtar është i mirë, por nuk është në gjendje të shënojë shumë gola. Me sa duket, unë isha i zoti në këtë drejtim. Tani kam arritur shifrën e 500 golave në karrierë. Ky është një numër i çmendur në futboll”.

Superstari suedez shtoi se vetëm ai ishte i aftë për të shënuar gola si ai kundër Torontos: “Goli i fundit nuk mund të ndodhë përsëri, vetëm unë mund të shënoj një gol të tillë.” Ibrahimoviç do të kërkojë të vazhdojë të shtojë numrin e tij të golave të dielën, kur Galaxy përballet me Sounders Seattle, kundërshtar i cili aktualisht është është gjashtë pikë përpara LA në Konferencën Perëndimore.

Related posts

Dritë në fund të tunelit, ky është skenari që shpëton Vllazninë

Sadik.Autor

Nis takimi i Grupit G, Anglia synon fitoren ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

Nuk marrin pagat prej 10 muajsh, futbollistët e Vllaznia B protestojnë para bashkisë së Shkodrës

Sadik.Autor

Leave a Comment