Futboll Seria A Sport

INTERI E PRET ME PADURIM/ Modric, një ëndërr zikaltër që qëndron në sirtar

Ishte dëshira më e madhe e tifozërisë zikaltër, ëndërr e ndaluar, dhe, me sa duket, e tillë do të mbetet edhe ne të ardhmen. Luca Modric, i cili sapo fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit atribuar nga FIFA, pohoi se në sesionin e fundit të merkatos, atë të verës, nuk kishte aspak qëllim pë t’u larguar nga organika e “Los Blancos”, sikundër ishin aludimet mediatike.

“Nuk e kam parë kurrë veten jashtë organikës së Realit,” – deklaroi mesfushori kroat, që shuan kështu edhe shkëndijën e fundit të shpresës për tifozërinë e klubit nga Milano. Gjithsesi, interistët janë mësuar të mos dorëzohen dhe gjejnë një dritare të re shprese, pasi Modric foli edhe për të ardhmen e dëshirat e tij.

“Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën me fanellën e bardhë, por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet, ndaj le të shohim se çfarë do të ndodhë,” – vijoi 33-vjeçari kroat.

Numri 10 i klubit mbretëror ka një kontratë e cila skadon në qershor të vitit 2020, ku përfshihet edhe një klauzolë largimi prej 750 milionë eurosh, por gjithsesi, rinovimi i tij nuk ka ndodhur ende. Referuar fjalëve të presidentit Florentino Perez, i cili disa ditë më parë u shpreh se edhe në rastin e Cristiano Rondalos nuk ishte vetëm tratativa ajo që bëri të mundur largimin e “yllit” portugez nga “Santiago Bernabeu”, por vetë dëshira e sulmuesit, për zikaltrit shpresa vdes e fundit, pasi ata besojnë se një ditë Modric mund të dëshirojë vërtet transferimin në Milano.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Manchester United. Rezultati 0-1

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ 5 ndeshje në tre ditë, zbulohet axhenda e javës së 14-të

Delo.autor

HAP I RËNDËSISHËM/ Broja prezantohet te Sauthempton: Ju tregoj 2 futbollistët e preferuar…

Delo.autor

Leave a Comment