Futboll Sport

COUTINHO NUK E PËRJASHTON LARGIMIN NGA BARÇA/ Trajneri ka një mesazh për të

Philippe Coutinho ka pranuar se e ardhmja e tij mund të jetë larg Barcelonës, pasi shënoi në fitoren 5-1 ndaj Lyon, në Ligën e Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje. Braziliani dyfishoi shifrat në “Camp Nou”, pasi Lionel Messi e hapi rezultatin e sfidës së kthimit me francezët. Skuadra katalanase fitoi pastër dhe u kualifikua në çerekfinale të Champions-it.

Coutinho ka luftuar për formën dhe konsistencën në radhët e gjigantëve blaugrana, që nga ardhja prej Liverpool në janar të vitit të kaluar për shumën e 142 milionë eurove. Ky fakt ka nxitur spekulime për një largim të mundshëm dhe rikthim në Premier League.

Ndërkombëtari brazilian pranoi se forma e tij ka qenë nën pritshmëritë, ndaj nuk e përjashtoi një largim nga kampionët e La Liga-s: “Në javët e fundit, ndoshta edhe muajt, nuk kam luajtur mirë, por ende dua të përmirësohem. Kam ardhur në Barcelonë për të dhënë më të mirën time, jetoj për momentin, nuk e di se çfarë sjell e ardhmja. Jam i kënaqur me punën time sonte”.

Coutinho ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat, këtë sezon. Pas paraqitjes së mbrëmshme dhe golit europian, ai u përgëzua nga trajneri Ernesto Valverde: “Ishte një lojë e rëndësishme për Coutinho, ashtu siç ishte për të gjithë klubin dhe ekipin tonë. Mendoj se zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme. 

Është e vërtetë që këtë vit ka pasur disa ndeshje jo të mira, por në disa raste të veçanta ai ka bërë mirë, shënoi dy gola kundër Sevilla. Pra, ne presim që Coutinho të ketë më shumë besim në vetvete, që të japë më të mirën e tij. Ne jemi të lumtur për të”.

Related posts

BYLIS-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren që t’i afrohen kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MILAN-BOLOGNA/ “Kuqezinjtë” e Piolit kërkojnë ta nisin mbarë sezonin e ri (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS PUSHIMEVE TË KRISHTLINDJES/ Juventus nis fazën përgatitore për sfidën ndaj… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment