Futboll La Liga Sport

Ish-bashkëlojtari i RONALDOS: REALI nuk do ta vuajë mungesën e tij sepse…

E mbani mend Esteban Granero, ish-futbollistin e Real Madridit? Ai flet me një ton të matur, por sigurisht: fjalët e tij janë të qarta. Ai e mban në zemër klubin e bardhë, edhe pse ka ikur nga “Santiago Bernabeu”. Por tani kërkon një triumf të Espanyol të tij:

“A mund ta mundim Real Madridin? Natyrisht, po. Është ndoshta ndeshja më e vështirë e vitit, ose njëra prej tyre, por janë vetëm 90 minuta lojë, luajnë 11 lojtarë kundër 11 të tjerëve. Edhe ne jemi në një moment të mirë. Jam i bindur se për Real Madridin nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Nëse japim nivelin tonë më të mirë dhe i bëjmë gjërat ashtu siç dimë, mund të fitojmë.

A është sfidë e veçantë për mua? Po. Shumë vite, shumë ndeshje, kaq shumë kujtime, këtu është shtëpia ime. Do të jetë shtëpia ime përgjithmonë. Pastaj, kam qenë me fat që të luaj me klube të tjera si Getafe, Real Sociedad dhe tani Espanyol.

Zakonisht thuhet se askush nuk është thelbësor, as Cristiano Ronaldo për Real Madridin? Jo, natyrisht që jo. Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm, unë kam qenë partner me të. Që atëherë ishte një yll i futbollit, por në dy vitet e fundit ka pasur një plotësi, një profil më të lartë. Megjithatë, mungesa e tij nuk do të ndikojnë në funksionimin e Real Madridit si ekip. Që tani, Real Madridi ka të njëjtin efektivitet si me Ronaldon”.

Related posts

JEP LAMTUMIRËN E FUNDIT/ Ylli i Dortmund tërhiqet nga kombëtarja

Delo.autor

TË GJITHË TË “ÇMENDUR” PËR YLLIN E SERIE A/ Guardiola dhe Mourinho sfidohen për mesfushorin

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ Aksident i tmerrshëm, JUVENTUSI merr në QAFË POLICINË (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment