Futboll Premier League Sport

Ish-lojtari i Barcelonës: HAZARD mund të krahasohet me MESSIN dhe RONALDON

“Eden Hazard është një nga katër lojtarët më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin, Cristiano Ronaldo dhe Neymar”, sipas spanjollit të Chelsea, Pedro. Kapiteni i Belgjikës ka gëzuar një fillim të jashtëzakonshëm sezoni, edhe një herë, me blutë e Londrës që iu bashkuan Liverpool në krye të Premier League, pas pesë javëve kampionat.

Pedro, i cili mbërriti në “Stamford Bridge” në vitin 2015, ka luajtur me Messin për tetë vite te Barcelona, pasi ka ardhur nga akademia e “La Masia”. Ai beson fuqishëm se Hazard duhet të llogaritet në të njëjtin nivel me ndërkombëtarin argjentinas, së bashku me portugezin e Juventusit dhe brazilianin e PSG-së:

“Hazard është një nga katër lojtarët më të mirët në botë. Kjo është mëse e qartë, – tha 31-vjeçari për “Mirror”. – Kjo katërshe përbëhet nga Leo, Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Eden. Çdo vit, ju shikoni numrat e tyre, golat, asistet, minutat e lojës dhe mund të kuptoni se sa mirë luajnë. Ndoshta në pak vite, Eden mund të fitojë “Topin e Artë”, sepse ai është një lojtar shumë i mirë.

Ai është një yll i madh. Na ndihmon shumë neve, që është në formë të mirë dhe me besim optimal. Ai nuk e humb topin, por driblon shumë mirë, shënon edhe gola. Është shumë frymëzues për ekipin. Kur luan kështu, Eden është shumë i vështirë për t’u ndalur. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Chelsea”.

Hazard iu bashkua Chelsea nga Lille e Ligue 1 në vitin 2012 dhe fitoi çmimin e Lojtarit të Vitit në klub në tri raste të veçanta. Me “Blues”, belgu ka fituar të tre trofetë kryesorë në Angli: Premier League, “FA Cup” dhe “EFL Cup”, si dhe “Europa League”. Në skenën ndërkombëtare, ai e udhëhoqi vendin e tij në suksesin më të mirë, në Botërorin 2018 të Rusisë, duke i prirë Belgjikës deri në gjysmëfinale dhe siguruar vendin e tretë.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Partizani, Trajneri Gega e zëvendësoi. Asani godet me shkelma stolin e rezervave

Delo.autor

INTER BËN PAZAR NË SPANJË/ Hidhet në sulm për yllin e Barcelonës (FOTO)

F.autor

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Zv.trajneri Xhafa: Nervozizmi u shtua teksa ndeshja nuk…

Delo.autor

Leave a Comment