Futboll Kategoria Superiore Sport

E KONFIRMON VETË SPONSORI XHAFERI/ Zbulohen 3 objektivat e Vllaznisë në merkato

Vllaznia në sulm frontal pa u hapur ende merkatoja e janarit. Klubi shkodran duket se e ka shumë seriozisht dhe fakti që fazën e parë e mbylli në krye të renditjes, ka shtuar oreksin për të pretenduar fitimin e titullit kampion.

Pas sulmuesit të Kombëtares, Bekim Balaj, tashmë në skenë kanë dalë edhe tre lojtarë të tjerë, për të cilët klubi shkodran interesohet t’i afrojë në janar. Bëhet fjalë për sulmuesin që ka qenë pjesë e Shqipërisë, Azdren Llullaku, i cili aktualisht aktivizohet në Ligën e Dytë rumune me Konkordia Chiajna.

Gjithashtu, për mbrojtësin e majtë nga Pogradeci, Vangjel Zguro, që prej dy vitesh është pjesë e futbollit amerikan (Red Volves dhe FC Tulsa në Ligën e Dytë), si dhe mesfushorin me tipare sulmuese Usman Mohamed, i cili sapo ka mbyllur kontratën me klubin nga Kazakistani, Shaktar Karagandi. Vetë sponsori i kuqebluve, Alban Xhaferi, i kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, ka pranuar faktin se është në negociata me këta lojtarë, por pa specifikuar nëse me ndonjë prej tyre ka mbaruar punë.

Madje, ka pasur zëra se ai është takuar personalisht ditët e fundit me Llullakun, por vetë Xhaferi nuk e ka konfirmuar diçka të tillë. “Mund të them që jemi në negociata, vetëm kaq. Jo vetëm me këta lojtarë, por edhe më të tjerë”, bëri të ditur sponsori.

Related posts

PORTIERI “HARRON” PORTËN/ Mertens shënon golin e vitit nga 40 metra (VIDEO)

F.autor

LËVIZJE E PAPRITUR TEK INTER/ Pritej rinovimi i kontratës, por ja çfarë kërkon Conte…

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Gazetari Evole: Messi më foli për Interin…

Delo.autor

Leave a Comment