Futboll Seria A Sport

Ish-presidenti i MILANIT në telashe/ Ja sa është shuma e kredisë që nuk ka paguar

Ku ka përfunduar Yonghong Li? Ish-presidenti kinez i Milan kërkohet nga avokatët e Teamway, një kompani me qendër në Hong Kong, që kërkon kthimin e parave që i janë huazuar atij vitin e kaluar. Bëhet fjalë për rreth 7 milionë euro, të përdorura për të financuar një pjesë të rritjes së kapitalit të klubit kuqezi.

Huaja, e cila parashikonte një normë interesi 14%, ka skaduar më 28 shkurt. Mister Li vendosi të zgjaste afatet e kredisë, duke rënë dakord të paguajë 24% interes dhe madje edhe duke përdorur si dorëzënës gruan e tij Huang Qingbo. Pas datës 30 qershor, Yonghong Li ka rimbursuar vetëm interesat, por jo kapitalin.

Carlo Festa për Il Sole 24 Ore, raporton se më 15 gusht, avokatët e kompanisë kanë patur komunikime me skuadrën e Milan-it, në mënyrë që të mësojnë më shumë për lëvizjet e Mr.Li. Tashmë borxhi është arkivuar nga Teamway, dhe në bilancin e fundit të kompanisë, është shënuar si një humbje prej $ 3.6 milion.

Në total, Li ka paguar 400 milionë euro për Milan-in, që tashmë ka kaluar në drejtimin e fondit amerikan Elliott, ku ndërkohë është hapur një proces nga prokuroria e Milanos.

Related posts

Në SERBI e pret “FERRI”/ SHAQIRI: Unë nuk kam FRIKË nga askush, ja çfarë do bëj…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Hidhet shorti për fazën e 1/8. “Zikaltërit” dhe Napoli evitojnë… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Vetëm 3 gola në 35 minuta. PSG në avantazh ndaj Liverpoolit, Napoli dyfishon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment