Futboll Sport

Dilema për mbrojtjen/ Panuçi u druhet provokimeve. Ja formacioni i mundshëm

Kombëtarja vazhdon me përgatitjet intensive për dy përballjet e radhës me Izraelin dhe Skocinë. Trajneri Kristian Panuçi po teston lojtarët e grumbulluar për Ligën e Kombeve, me qëllim për të ndërtuar skuadrën me të cilën do të përballet nga minuta e parë nesër me izraelitët në “Elbasan Arena”.

Fakti që shumica e lojtarëve të grumbulluar nuk kanë shumë minuta në këmbë ka bërë që italiani të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e formacionit. Duke nisur që nga reparti i mbrojtjes e deri në majë të sulmit, italiani ka dyshime të mëdha dhe, me sa duket, nuk është ende i kthjellët për të ndërtuar 11-shen e parë. Me shumë gjasa, do të shikojmë Sindrit Gurin të udhëheq sulmin tonë, ndërsa nuk përjashtohet lënia në stol e Mërgim Mavrajt. Në seancën e djeshme, italiani e ndërroi shpesh formacionin, ku në shumë raste Mavraj nuk mbante veshur fanellën e titullarit, duke u zëvendësuar nga Veseli.

TITULLARËT – Ndoshta janë përzgjedhje paraprake dhe italiani do të vendosë vetëm disa orë para ndeshjes se kush do të zbresë në fushë nga minuta e parë nga 25 futbollistët e grumbulluar për këto dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve, por pritet që të shikojmë një Shqipëri të “vjetër”. Me përjashtim të Gurit, i cili për dy ditë me radhë ka mbajtur veshur jelekun e titullarit, pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të ketë surpriza. Me Strakoshën në portë, në mbrojtje katërshja do të jetë Hysaj nga e djathta, Agolli nga e majta dhe Mavraj e Gjimshiti në qendër.

Vetëm ky i fundit dhe Hysaj duken të sigurt për formacionin, pasi Mavraj zëvendësohej shpesh nga Veseli, ndërsa pas Agollit qëndron “hija” e Binakut, i cili po punon fort për të rënë në sy të trajnerit Panuçi. Në këto kushte, italiani pritet të vendosë ndoshta pas seancës së sotme. Edhe mesfusha ka dyndje, por trajneri kërkon muskuj dhe fantazi. Basha do të bëjë rolin e fantazistit, ndërsa Andi Lila dhe Taulant Xhaka me muskujt e tyre pritet të kompletojnë boshtin e mesfushës. Përpara tyre Grezda dhe Hyka, të cilët do të mbështesin Gurin. Paraqitje të mirë në seancat stërvitore kanë bërë edhe Balaj e Manaj. Në këto kushte i vështirësohet edhe më tepër puna Panuçit, pavarësisht se po i beson më tepër Gurit në majë.

Related posts

Neymar, më shumë lojtar i Madridit se i PSG-së – çfarë kërkonte në “Bernabeu”?

Q.Autor

(VIDEO) Lazio i pamërshishëm ndaj Spal, e ndëshkon që në start

Q.Autor

ZBULON NJË HISTORI MERKATOJE/ Dragusin: CR7 nuk ishte asnjëherë arrogant, më shtyu të shkoja tek…

Delo.autor

Leave a Comment