Futboll Gossip Sport

U BË PRIND PËR HERË TË PARË/ Granit Xhaka tregon si ka ndryshuar jeta e tij (FOTO)

Rreth dy javë më parë Leonita dhe Granit Xhaka u bënë prindër për herë të parë. Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare dhe bashkëshortja e tij Leonita u bekuan me një vajzë, të cilën vendosën ta quanin Ayana.

Pak orë pas lindjes Graniti publikoi në rrjete sociale një foto të dorës së tij, bashkëshortes, vogëlushes dhe premtoi se do e donte Ayana-n deri në përjetësi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tashmë pas lindjes së saj, jeta e futbollistit ka ndryshuar tërësisht dhe këtë gjë ai e ka zbuluar përmes një fotografie të vetme në ‘Instagram’. Graniti ka tregon se tani të gjithë kohën e tij të lirë e kalon me vajzën. Futbollisti ka publikuar në rrjete sociale një imazh shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke mbajtur vajzën e tij kur ajo fle gjumë.

Graniti është kujdesur që të zbulojë shumë pak nga portreti i saj, duke u munduar ta ruajë sa më shumë privatësinë. Pas publikimit nuk ka munguar edhe një koment nga partnerja e tij që ka shkruar: “Bota ime”. Graniti dhe Leonita kanë shumë vite që njihen bashkë, por me siguri ky duhet të jetë një nga momentet më të lumtura të marrëdhënies së tyre.

Related posts

BARAZOI LEGJENDËN SCHUMACHER ME FITORE/ Ja të gjitha rekordet e Lewis Hamilton në 14 vite karrierë

Delo.autor

AFRIKANËT “ÇMENDIN” RRJETIN/ Shikoni çfarë festimesh bëjnë ndaj ekipi të madh anglez (VIDEO)

Delo.autor

“O TIRONA, O TIRONA…”/ Shikoni festën e “çmendur”të Bardhebluve në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment