Futboll Sport

REAGON PAS VENDIMIT TË CAS NDAJ SKËNDERBEUT/ Ish-kapiteni legjendar, Shkëmbi: Ndjeva zhgënjim…

Ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, ka reaguar pas vendimit të CAS-it i cili la në fuqi dënimin e UEFA-s ndaj klubit të Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kupat e europës dhe gjobë me vlerë 1 milion euro.

Shkëmbi është një nga protagonistët kryesorë të sukseseve që skuadra korçare korri në Shqipëri dhe Europë, ish-kapiteni tha se ndihet i shokuar me verdiktin.

Kujtojmë se ish-mesfushori, bashkë me Sabjen Lilajn, kanë qenë lojtarët që u morën në pyetje në prill të këtij viti nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për akuzat që vinin nga UEFA për trukim ndeshjesh.

“Të them të drejtën, jam shokuar nga vendimi që dha KAS në lidhje me këtë çështje. Ndjeva zhgënjim, pasi në muajt e fundit kur pritej vendimi, situata dukej shumë pozitive për ne. Gjithsesi, kjo nuk e ndryshon opsionin tim, pasi e them sërish që vendimi është i padrejtë”, theksoi Shkëmbi.

Më pas, i pyetur në lidhje me deklaratën e tij para trupës gjykuese, Shkëmbi prerazi tha: “Po, kam qenë atje, deklarova dhe u përgjigja për ato që më pyetën.

Më pyetën nëse kisha vënë re sjellje të çuditshme te shokët e ekipit në fushë në ndonjë ndeshje. E mohova kategorikisht diçka të tillë”, përfundoi ish-kapiten i Skënderbeut.

Related posts

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Kuriozitete e statistika: Çuditë e ndeshjeve pa pësuar, kujdes minutat 21 dhe 22

Delo.autor

SHIFRAT/ Barcelona është klubi që shpenzon më së shumti për pagat e lojtarëve

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Juventus i cakton të ardhmen, sulmuesi Vrioni huazohet tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment