Champions League Futboll Sport

BOJKOTI I CEREMONISË/ Infatino ndihet i tradhtuar, gati kontrata për MESSIN dhe CR7

Kurrë nuk duhet zemëruar shefi i madh. Sipas shtypit spanjoll, Gianni Infantino është shumë i zemëruar. Mungesat e Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi në ceremoninë e dhënies së çmimit “The Best” kanë lënë shenjë. “AS” ka shkruar se presidenti i FIFA-s e ka konsideruar një bojkot të vërtetë mospjesëmarrjen e dy yjeve të futbollit botëror në mbrëmjen e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit.

Deri në atë pikë sa ka urdhëruar avokatët e FIFA-s që të bëjnë gati një kontratë që duhet nënshkruar nga ata lojtarë që në sezonet e ardhshme do të jenë finalistë për një nga çmimet e “The Best” ose që do të jenë të përfshirë në listën e 11 më të mirave.

Ata që do të jenë pjesë e listës së fundit të kandidatëve duhet të paraqiten patjetër. Kështu, ata që nuk do të paraqiten në edicionet e ardhshme, do të paguajnë. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kemi të bëjmë me një krisjen e radhës të marrëdhënieve mes FIFA-s dhe kampionëve të botës së futbollit. Gjithmonë për faj të çmimeve.

Në fakt, siç ka kujtuar “AS”, në 2013-ën, ka qenë Blatter që ka patur një përplasje me Cristiano Ronaldo-n, me këtë të fundit që është ndier i fyer nga një koment i bërë nga ish-presidenti i FIFA-s, i cili zbuloi në atë kohë se preferonte Messi-n para portugezit.

Fatkeqësisht, për Blatter, ai edicion i çmimit të FIFA-s, që në atë kohë ishte i shkrirë me “Topin e Artë”, është fituar pikërisht nga CR7, i cili ka bërë të ditur se nuk do të merrte pjesë në dhënien e çmimit nëse nuk do të vinin faljet, publike dhe private, të zviceranit.

Vetëm pasi kjo ka ndodhur, Ronaldo ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Pikërisht për të shmangur probleme të tjera të ngjashme, Infantino ka vendosur të marrë masa. A do të mjaftojë? Ku i dihet…

Related posts

Spekulimet për largimin nga Chelsea, Courtois merr vendimin përfundimtar

Q.Autor

E ÇUDITSHME/ Besnik HASI trajner në Arabinë Saudite, drejtuesit nuk e dinë që është SHQIPTAR (FOTO)

Isa.Autor

DISFATA SHOKUESE NË “CAMP NOU”/ Klopp rrezikon të mbetet “duarbosh” nëse…

Delo.autor

Leave a Comment