Futboll Sport

Kishte rënë dakord me Man United, gjithçka u prish nga një PLUMB NË KOKË

Salvador Cabanas kishte rënë dakord të transferohej te Manchester United por gjithçka u prish kur ylli i Paraguait u qëllua me një plumb në kokë në një klub nate.

Anglezët kishin bërë gati kontratën për lojtarin, i cili ishte shpallur edhe lojtari më i mirë i Amerikës së Jugut në vitin 2007, pasi pëlqehej shumë nga Sir Alex Ferguson. Por shpresat e ish-sulmuesit u shuan përfundimisht pasi mbeti i përfshirë në një incident të rëndë në janar të vitit 2010.

Pasi u qëllua në kokë nënjë klub nate në Meksiko Siti, Cabanas qendroi për një muaj në reanimacion. Në një intervistë për Telefuturo, lojtari tha: “Kisha nënshkruar edhe një parakontratë për një transferim në Europë për 1,3 milionë paund. Më thanë që destinacioni im do të ishte Manchester United. Club America, skuadra ime e atëhershme, më dyfishoi rrogën dhe më dhuroi një apartament në Acapulco dhe një në Cancun, në përpjekje për të më mbajtur”.

Por një sherr në dukje i momentit në banjën e një klubi nate i ndryshoi totalisht karrierën dhe pas një sërë lëvizjesh në disa klube në Amerikën e Jugut, e mbylli përfundimisht karrierën në vitin 2014. 38-vjeçari tani shet bukë në qytetin e tij të lindjes, Asuncion.

“Më duhet të vazhdoj përpara. Më pëlqen puna që bëj, njerëzit më njohin dhe më pyesin për futbollin. Argëtohem shumë”.

Cabanas ka shënuar 10 gola në 44 ndeshje për Paraguain dhe ka qenë pjesë e skuadrës që mori pjesë në Kupën e Botës 2006. Në vitin 2007 u shpall edhe lojtari më i mirë i Amerikës së Jugut pasi arriti të bëhej golashënuesi më i mirë i Kupës Libertadores.

Related posts

Karius harron gafat e Kievit/ Portieri arratiset me ish-të dashurën e Ronaldos

Sadik.Autor

KUR LUAN AI, JUVJA NUK HUMBET KURRË/ Ja “hajmalia” e bardhezinjve në kampionat

Delo.autor

PRAPASKENAT PËR ICARDIN/ Juventusi ofroi 50 milionë euro, hoqën dorë…

Isa.Autor

Leave a Comment