Futboll Sport

ÇMENDET ARBITRI/ Nxjerr 3 kartona të kuq për 1 minutë. Shikoni rastin e dyshimtë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Spanja U21 luajti me Italinë U21, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B të Europianit U21.

Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, por ishte një ndeshje me shumë volum ku nuk mungoi dhe tensioni në fundin e ndeshjes, teksa arbitri nxori plot 3 kartona të kuq.
Në minutën e 85’ të ndeshjes, sulmuesi italian, Skamaça në një dyluftim me mbrojtësin spanjoll, Mingueza, e goditi ketë të fundit në fytyrë duke u përjashtuar nga arbitri me karton të kuq për faullin e shkaktuar. Këtu ishte pikënisja e episodit, duke pasuar më pas dhe me dy kartonë të kuq. Mbrojtësi i Barcelonës, Mingueza, në gjaknxehtësi e sipër goditi me kokë sulmuesin italian, Skamça, i cili mori menjëherë karton të kuq për veprimin e bërë.

Arbitri nuk e la me kaq, teksa nxori karton të kuq dhe për mesfushorin Italian, Rovella, duke e çuar kështu në 3 numrin e kartonëve të kuq në harkun kohor të një minute. Në Itali janë revoltuar shumë për kartonin e kuq të dhënë për sulmuesin Skamaça, pasi duket qartë aktrimi i Minguezës, ku pamjet nga faulli tregojnë që nuk ka asnjë kontakt fizik midis sulmuesit dhe mbrojtësit.

Related posts

Fenerbahce kujton Fadil Vokrrit, mesazh ngushëllimi familjes

Sadik.Autor

Zyrtarizime dhe thashetheme, “efekt domino” në pankinat e skuadrave europiane

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Largim me peshë nga Ballkani, ikën mesfushori

F.autor

Leave a Comment