Futboll Sport

Kosova debuton në Fadil Vokrri/ “Dardanët” të motivuar për fitoren e parë

Për Kosovën ka ardhur momenti i duhur. E hëna e 10 shtatorit është dita ideale që “dardanët” të regjistrojnë fitoren e parë në një ndeshje zyrtare. Për të nderuar emrin e ish legjendës së futbollit kosovar dhe njëkohësisht ish presidentit të federatës Fadil Vokrri, djemtë e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes do të kërkojnë vetëm 3 pikët në debutimin e tyre në stadiumin e ri.

Pas barazimit me shumë vlera që mori në Azerbajxhan, Kosova pret në shtëpi Ishujt Faroe një skuadër që e ka nisur mirë aventurën në Ligën e Kombeve pasi mposhti në ndeshjen e parë Maltën me rezultatin 3-1 dhe kryeson grupin 3 të Divizionit D. Ndaj këtij kundështari Kosova ka kujtime të bukura pasi në një sfidë miqësore të zhvilluar në vitin 2016 në Gjermani “dardanët” triumfuan me rezultatin 2-0 edhe pse luajtën për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak.

Sot të gjitha rrugët të çojnë në Prishtinë aty ku entuziasmi i tifozëve do të jetë shumë i madh. Kjo do të jetë gjithashtu ndeshja e parë zyrtare që Kosova do të luajë në shtëpinë e saj dhe të gjithë shpresojnë që stadiumi i ri Fadil Vokrri t’i sjellë fat skuadrës së Challandes në mënyrë që Kosova të marrë fitoren e parë në Nations League.

Related posts

Asensio “FUNDOS” RONALDON/ Juventusi mund të jetë një familje e madhe, por…

Isa.Autor

RINOVOI KONTRATËN ME BARCELONËN/ 12 milionë euro, zbulohet sakrifica e madhe e “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

Kukësi fitoi ndaj Teutës/ CUNGU thirrje GJICIT: Djemtë e meritojnë një shpërblim

Isa.Autor

Leave a Comment