Futboll Sport

Klopp zbulon atë që “nuk do ta kishte imagjinuar kurrë” rreth Oxlade-Chamberlain

Jurgen Klopp ka mbetur i goditur nga personaliteti dhe karakteri i Alex Oxlade-Chamberlain, që kur e mori futbollistin në verën e kaluar. Mesfushori i Liverpool erdhi nga Arsenal për 40 milionë euro dhe la një mbresë shumë të mirë me “të kuqtë”.

Ai u dëmtua rëndë në gjysmëfinalen e Champions League kundër Roma dhe nuk do të luajë më deri në fund të këtij kampionati.

Në lidhje me 25-vjeçarin, Klopp tha: “Riaftësimi i tij po shkon mirë. Eshtë i ngadaltë, i mërzitshëm dhe shumë i gjatë, por unë jam optimist sepse Oxlade-Chamberlain më ngjall këtë optimizëm. Ai është pjesë shumë e rëndësishme e ekipit edhe tani që nuk po luan, si pasojë e djalit që është.

Ne e dimë që është një futbollist i mirë dhe i rëndësishëm, por unë nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se një lojtar i dëmtuar do të ishte i domosdoshëm për ekipin. Kjo si pasojë e karakterit dhe personalitetit të tij.”

Related posts

PROTESTA PËR VRASJEN E KLODJAN RASHËS/ Lorik Cana: Jam kundër çdo lloj dhune, sidomos ndaj rendit e pronës publike

Delo.autor

MIQËSORE/ Manaj i pafat, ja momenti kur portieri i Stuttgartit i mohon golin yllit “Kuqezi” (VIDEO)

Delo.autor

Milan dyfishon rezultatin ndaj Veronas, ja autori i golit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment