Futboll Premier League Sport

Kovacic: Hazardi është i mrekullueshëm, mbrojtësit e kanë të pamundur ta…

Eden Hazardi është një talent i jashtëzakonshëm, kështu e ka cilësuar bashkëlojtari i tij, Mateo Kovacic, i cili erdhi në Chelsea gjatë kësaj vere nga Real Madridi në formë të huazimit. Belgu ka kontribuar në 5 gola, duke e përfshirë hat-trickun e tij në ndeshjen e kaluar kundër Cardiff Cityt.

“Ai i ka të gjitha, por gjëja që më ka impresionuar më shumë janë ndërhyrjet që iu bëhen dhe ai gjithmonë qëndron në këmbët e tij, nuk rrëzohet”, ka thënë kroati.

“Premierliga është një ligë e vështirë, më e vështira në botë sipas meje, dhe ai thjeshtë luan me mbrojtësit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një djalë shumë i mirë”.

“Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë që kam luajtur. Ai është duke e ndihmuar shumë skuadrën”. Chelsea sot luanë si mysafir ndaj rivalit lokal, West Hamit prej orës 14:30.

Related posts

“E DO PËR INTERES”/ Nëna e Ronaldos kundër martesës së të birit me Georginën

Delo.autor

“Nuk dua asnjë qindarkë”, si nisi historia e Daliçit te stoli kroat!

Isa.Autor

ZBULOHET SHPENZIMI I ÇMENDUR I BARCELONËS/ Pagoi 15 milionë euro për lojtarin e Atleticos që nuk e bleu kurrë

Delo.autor

Leave a Comment