Futboll Premier League Sport

PREMTIMI I MADH/ Emery i vë syrin një trofeu PRESTIGJOZ: E di se si fitohet…

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, beson se skuadra e tij do të mbyllë këtë sezon të Premier League në “top-4”, pra mes skuadrave që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Champions League. Një rezultat ky që trajneri e konsideron si të rëndësishëm në sezonin e tij të parë në Premier League. Jo vetëm kaq, por Emery beson se “topçinjtë” do të arrijnë të fitojnë një trofe në fushë, atë të Europa League, duke qenë kompetitivë në çdo turne që do të luajnë. Suksesi në Europa League do t’i hapë gjithsesi derën për të luajtur në Champions, duke qenë se fituesi ngjitet një “kategori” më lart.

“Për mua, Europa League është shumë e rëndësishme, por preferoj të luaj Champions. Mendoj se duke qenë kompeitivë në të dyja këto kompeticione do të arrijmë të shkojmë deri në fund. Unë di se si ta fitojmë turneun europian”, tha Emery, që e ka fituar 3 herë radhazi Europa League kur ishte trajner i Sevilla.

“Por edhe Premier ka rëndësinë e saj, madje për ne është kompeticioni më i rëndësishëm. Janë 38 ndeshje të vështira, një sezon i gjatë që kërkon përqendrim në çdo ndeshje, kampionat ku do të kemi mundësi të tregojmë vlerat tona. Kam një ekip shumë kompetitiv dhe jam i sigurtë se do të bëjmë një paraqitje të mirë”, tha Emery para ndeshjes me Everton.

Related posts

Valverde: Coutinho nuk luajti për të mirën e Barcelona-s

Q.Autor

PËRCAKTOHET AXHENDA ZYRTARE/ Ja kur do të luhet derbi Partizani-Tirana

Delo.autor

Luciano Spalletti komenton blerjet e reja dhe Ronaldon te Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment