Futboll Premier League Sport

KRIZA E MAN UNTIED/ 832 minuta pa gol, sulmuesi “lë në baltë” Mourinhon

Fokusi i kritikave është mbi José Mourinhon, por kriza e Manchester United ka më shumë emra. Njëri prej tyre është Alexis Sánchez. Performanca e “El Niño Maravilla” është larg pritshmërive, që dërguan në nënshkrimin e tij me “Djajtë e Kuq” në janar, si pjesë e një shkëmbimi me Mkhitaryan.

Ish-sulmuesi i Barcelonës duket se po lufton për ta gjetur golin. Ai ka 832 minuta “agjërim” në këtë drejtim, pa e prekur rrjetën e kundërshtarit në Premier League. Goli i tij i fundit në kampionat daton më 31 mars 2018, kundër Swansea (2-0). Që atëherë, ai ka arritur të shënojë vetëm një tjetër gol në ndeshjet zyrtare. Kiliani e bëri këtë më 21 prill 2018, në fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit, në kupë.

Momenti i keq i Alexis nuk ka shkuar pa u vënë re nga Mourinho. Sulmuesi ka humbur “kredencialet” e pamohueshme, me të cilat ka ardhur në “Old Trafford”. Prova e kësaj është se ai ka luajtur vetëm një lojë të plotë, këtë sezon: në fitoren ndaj Leicester (2-1), javën e parë të Premier League. Sanchez e humbi javën e dytë për shkak të lëndimit, u rikthye (si zëvendësues) në humbjen kundër Tottenham (0-3), u zëvendësua në fitoret ndaj Burnley (0-2) dhe Watford (1-2), si dhe në barazimin kundër Wolverhampton (1-1).

Asgjë për të parë në performancën e Alexis me Manchester United në këtë sezon. Me Arsenalin ai shënoi 80 gola dhe dha 45 asiste në 116 ndeshje, me Barcelonën realizoi 47 gola dhe dha 36 asiste në 141 ndeshje, ndërsa te Udinese shënoi 21 gola dhe dha 20 asiste në 112 ndeshje.

Related posts

HUMBËN TURPSHËM/ Por golin e parë në Botëror panamezët e festojnë me lot, puthje dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

MPOSHT ROMËN “NË SHTËPI”/ “Zonja e Vjetër” ruan ecurinë e përkryer në Serie A

Delo.autor

PËRBALLJA FRANCË-SHQIPËRI/ Nis shitja e biletave për sfidën në “Stade de France”, ja çmimi

Delo.autor

Leave a Comment