Futboll Ndeshjet Live Sport

Kukësi-Tirana/ Reginaldo shënon tripletë, Muca shkurton diferencën për bardheblutë

Po luhet në “Loro Boriçi” sfida mes Kukësit dhe Tiranës e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat kanë bërë një start jo pozitiv dhe do të kërkojnë fitoren në këtë takim, për të rikuperuar pikët e lënë në 2 javët e para.

Muci ka aritur të ngushtoi diferencën , ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i verlindorëve që kanë shuan golin e tretë me Reginaldon

64′ Reginaldo shënon golin e tretë për Kukësin.

61′ GOOOOL Tirana 2-1. Rihapet takimi. Muçi shënon golin e parë për bardheblutë.

52′ Rrezikshëm Tirana. Greca hedh një top pë Ofei, i cili gjuan nga e djathta, por topi ndalet nga portieri Frashëri.

49′ Mundësi e shkëlyqer për Tiranën. Vjen krosimi në zonë, por askush nuk arrin të përfitojë dhe topi kalon pasqyrën e portës.

46′ Nis pjesa e dytë, Ze Maria largon nga fusha Sentamun dhe vendin e tij e zë Muçi, ndërkohë që vendin e Karabecit e zë Greca. Blazhevski largohet dhe në vendin e tij hyn Ofei.

Mbyllet pjesa e parë, 2-0.

45+2′ GOOOOL Kukësi 2-0. Rexhinaldo dyfishon pas një gjuatje të saktë me kokë. Ishte Zguro ai që harkoi saktë nga goditja e këndit, duke asistuar për Rexhinaldo.

45+1′ Kobinah hyn bukur në zonë, por nuk arrin të gjuaj.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Kundërpërgjigjet Kukësi me Harbën, i cili merr një top të bukur në zonë nga Rexhinaldo, rrotullohet bukur, por gabon duke gjuajtur mbi kuadrat.

41′ Pranë golit Tirana me Sentamun, i cili nga 11-metra është nxituar duke gjuajtur me të parën, topi pa përfunduar jashtë kuadratit.

40′ Kalaja provon me një gjuatje nga distanca, topi ndalet nga portieri Lika.

32′ Karabeci provon për një krosim, topi merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në rrjetën e jashtme të portierit Frashëri.

24′ Hoxhallari provon me një gjuatje të rrezikshme nga distanca, topi grushtohet nga portieri Frashëri në këndore. Mundesi e mirë për Tiranën.

22′ Maveje provon me një goditje fluturimthi, por topi bllokohet nga mbrojtësit e Kukësit.

18′ Uilliam nis një aksion nga e majta dhe ka shumë hapësirë për të krosuar, por servir një top të gabuar.

15′ Zëvendësim i detyruar te Kukësi, largohet Çyrbja i dëmtuar, në vend të tij Kalaja.

11′ Blazhevski provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

8′ Një tjetër mundësi për Tiranën, por Blazhevski rrëshqet në gjuajtje e sipër, topi përfundon në duart e Frashërit.

5′ Mundësi e mirë për Tiranën. Blazhevski rrotullohet mirë në zonë, por goditja e tij përfundon në rrjetë të jashtme.

2′ GOOOOOL Kukësi 1-0. Kundërsulm vdekjeprurës, Rexhinaldo ndëshkon bardheblutë.

1′ Ka startuar takimi, topin e parë e shkelmon Tirana.

Related posts

DO TË PREZANTOHET TEK ARSENAL/ Mbërrin në aeroportin e Londrës blerja 80 milionëshe… (VIDEO)

Delo.autor

Perisic bombardon portën e Torinos, Interi kalon në avantazh me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

FA CUP/ Ndizet derbi Manchester United-Liverpool, realizohen 2 gola në 9 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment