Futboll Sport

Kupa e Shqipërisë/ Laçi TALLET me Naftëtarin, rezultat i çmendur në ndeshjen e kthimit

Laçi është treguar i pamëshirshëm ndaj Naftëtarit. 9 herë kanë shënuar kurbinasit në takimin e kthimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Rezultati i përgjithshëm, së bashku me ndeshjen e parë, është 14-0. Kuçovarët nuk kanë bërë as sefte. Ka qenë Fatmir Prengaj ai që ka hapur takimin me golin në minutën e 8-të.

Më pas intervalin e golave e vazhdon Erik Qose, që shënon në portën e tij, dhe Ded Bushi në minutat 14 dhe 20. Do të ketë rradhë edhe për Albin Berishën dhe Andi Hadrojn në minutat e 28 dhe 29-të. 2 minuta më vonë shënon Elvi Berisha dhe në të 37-tën minutë është përsëri Hadroj që “ndalon” pjesën e parë në 7-0. Në pjesën e dytë Laçi do të “qetësohet” dhe do të realizojë vetëm 2 herë me Albin Berishën në minutën e 48 dhe me Elvi Berishën në minutën e 49. Djemtë e Mërgjyshit tashmë presin fituesin e çiftit Bylis-Tomorri

KUPA E SHQIPËRISË

Laçi-Naftëtari 9-0 (5-0)

Prengaj 8’, Qose 14’ (autogol), Bushi 20’, A. Berisha 28’, 48’, Hadroj 29’, 37’, E. Berisha 30’, 49’

Related posts

“SHUMË NJERËZ NUK E DINË, POR KAM PATUR…”/ Ish-mbrojtësi Vertonghen rrëfen momentin e frikshëm me portierin e Ajax

Delo.autor

NË GJYQ PËR KORRUPSION DHE MASHTRIM/ Neymar merr goditje të rëndë nga Spanja (FOTO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Godet kundërshtarin qëllimisht nga prapa, arbitri anglez befason me veprimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment