Futboll Gossip Sport

LA FUTBOLLIN PËR MUZIKËN/ Ish-futbollisti i njohur: Po çmendesha, nuk isha një…

Daniele Osvaldo, ish-futbollisti që mbajti veshur fanellën e Bolonjës, Romës, Interit dhe Juventusit i dha fund karrierës në moshën 30-vjeçare për t’iu përkushtuar pasionit të tij, muzikës.

Italiani i lindur në Argjentinë ka një grup rroku të tijën dhe bën vazhdimisht koncerte nëpër botë. Në një rrëfim për mediat, 32-vjeçari ka treguar edhe arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga futbolli dhe vendosi t’i përkushtohej muzikës.

“Futbolli është një lojë e përbërë nga shumë rregulla dhe unë nuk isha një njeri i prirur për t’i zbatuar. Nëse shënon gola, në futboll je Zot, por në të kundërt je një “copë m…”. Shumë mendojnë se u largova shpejt, por unë vendosa ta lë futbollin, pasi po çmendesha. Megjithatë, mund të them se jam krenar për karrierën time.

Të gjithë mendojnë se unë jam një i çmendur, që lashë futbollin për muzikën. E vërteta është se unë këtu ndihem mirë, kam më shumë kohë të lirë, nuk jetoj me rregulla strikte dhe mbi të gjitha argëtohem me punën time, pa u interesuar shumë se çfarë mendojnë të tjerët”, u shpreh ish futbollisti për “The Sun”.

Related posts

E FUNDIT/ Barcelona djeg Bayern Munich, blen yllin e Europës

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Villarreal me përmbysje Arsenal në raundin e parë gjysmëfinale

Delo.autor

Thirrja e fortë e Gjicit: Riktheni Policinë e Shtetit, përkundrazi bllokojmë kampionatin!

Isa.Autor

Leave a Comment