Futboll Premier League Sport

Klopp: Ja çfarë duhet të bëjnë lojtarët e mi që të mos shiten pas një sezoni

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp pret që lojtarët e tij të flasin anglisht përndryshe do të shiten eventualisht, sipas Alan Redmond, ish-mësuesin e anglishtes te Liverpool. Klopp nuk pret shumë nga lojtarët e tij vetëm në fushën e lojës. Blerjet e reja të Liverpool duhet të mësojnë sa më shpejtë gjuhën angleze.

Të dy lojtarët e blerë këtë verë Fabinho dhe Naby Keita janë të limituar për shkak se nuk kuptojnë mirë gjuhën angleze.

“Është shumë e rëndësishme për të,” shprehet Redmond për ESPN FC. “Por zakonisht lojtarët më të mirë kanë uri për të mësuar. “Nuk do të përmend emra, por mendoj se në shtatë-tetë raste kanë ardhur lojtarë të pamotivuar për të mësuar gjuhën angleze.

“Dhe Zakonisht pas një apo dy viteve ata largoheshin në formë huazimi ose shitje përfundimtare.”

 

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Shkatërroi karrierën tek Arsenal, Ozili nuk pranon as ofertën e fundit

Delo.autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Ibrahimovic i habit të gjithë: Luaj vetëm nëse plotësohet ky kusht!

Delo.autor

French Open/ Djokovic nuk njeh rival, mposht Munar dhe kalon në raundin tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment