Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Zbulohet mesazhi që pronarët e Liverpool i kanë dërguar Jurgen Klopp

“Mirror” zbulon mesazhin e pronarëve të Liverpoolit për objektivin e këtij sezoni.

Amerikani Xhon Henri i ka kërkuar trajnerit gjerman që këtë edicion prioritet të ketë Premier Ligën, që në “Anfield” nuk festohet prej 30 vitesh, përpara Champions-it.

Por përpara se të mendohet për të, Liverpooli duhet të fitojë një tjetër trofe të mërkurën në Stamboll, Superkupën e Europës.

Van Dijk nuk ua ka kursyer një shigjetë rivalëve të Chelseat.

“E dimë që Chelsea ka shumë cilësi, sepse kanë fituar Ligën e Europës, prandaj duhet të jemi të përqendruar. Por ata nuk do të jenë rivalët tanë për titullin e Premier Ligës. Është ende shumë herët për të folur”, tha mbrojtësi holandez.

Related posts

RIKTHEHET FUQISHËM FAMPIONI FLORIAN MARKU/ Mposht Charlton: Me këto flokë s’më mund dot (VIDEO)

Delo.autor

“NUK E PRISJA KËTË”/ Presidenti i Bayern: Gjithsesi, ne e dimë si të mbrohemi

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ BYLIS/ Trajneri Gega: Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore, por…

Delo.autor

Leave a Comment