Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI PA RIVAL/ Përmbys Napolin pa probleme, RONALDO SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Juventus ka mundur 3-1 Napoli-n e Ancelotti-t në “Allianz Stadium” dhe ka shkuar gjashtë pikë larg “axurrëve” në renditje. Ka qenë një fitore me përmbysje për bardhezinjtë, por jo e vështirë.

Miqtë kanë kaluar në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë me Dries Mertens, duke përfituar nga një gabim i bërë nga Bonucci në mbrojtje. 16 minuta më vonë ka ardhur barazimi për torinezët, që kanë gjetur golin me Mario Mandzukic, i cili ka marrë një pasim perfekt nga Cristiano Ronaldo.

Edhe goli i dytë, ai i përmbysjes, ka ardhur nga një kombinim i dyshes CR7-“Super Mario”, por këtë herë ka qenë aksidental. Portugezi ka goditur shtyllën me një goditje nga jashtë zone dhe topi ka shkuar në këmbët e kroatit, i cili e ka dërguar në rrjetë me portën e boshatisur.

Nëntë minuta më vonë, Napoli ka mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Mario Rui. Juventus e ka patur më të lehtë të kontrollojë ndeshjen me një lojtar më shumë dhe në të 76-ën ka shënuar edhe golin e tretë me Bonucci-n, i cili ka shlyer gabimin e bërë në pjesën e parë.

Në të 83-ën ka qenë Ronaldo që ka shkuar shumë afër golit, por goditja e tij ka shkuar pak centimetra larg shtyllës së majtë. Kjo fitore 3-1 ka konfirmuar dominimin e bardhezinjve në Serinë A, që duket se edhe në këtë sezon do të ketë të njëjtin padron.

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Andi Lila shpërdoron, Grezdës i mohohet një penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Vallejo kthehet në stërvitje të plotë përpara ndeshjes me Juventusit

Sadik.Autor

Zanetti: Icardi e meritonte Kupën e Botës, por zgjedhja e Sampaolit është teknike

Sadik.Autor

Leave a Comment