Futboll Sport

LEGJENDA E ANGLISË/ Ky është klubi i ri i David BECKHAM, do të luaj me… (VIDEO)

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, David Beckham, ka bërë të ditur se klubi i tij do ta ketë emrin Inter Miami, si dhe e ka publikuar për herë të parë logon e klubit. Ky klub, nën drejtimin e ish-kapitenit të Anglisë, do të fillojë të luajë në vitin 2020.

“Para katër viteve, ne ëndërruam për një klub futbolli. Sot, jemi krenar ta publikojmë logon zyrtare të këtij klubi. Bashkohuni në rrugëtimit tonë, i cili sapo ka filluar. Këta jemi ne. Ky është Miami”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Beckham luajti për pesë sezone në Amerikë, për klubin LA Galaxy, dhe gjatë kësaj kohe e fitoi dy herë MLS Cup. Ndërsa, në vitin 2013, ai u largua për t’iu bashkuar skuadrës së PSG, me të cilën i dha fund karrierës.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ WEST HAM/ Trajneri Tuchel: Mjekët do të më vrasin, por besoj se…

Delo.autor

VIDEO/ Panik në Gjermani, trajneri pëson infarkt gjatë ndeshjes. Në gjendje kritike

Q.Autor

Allegri tregon cilës skuadër i frikësohet në Champions

Q.Autor

Leave a Comment