Boks Sport

DUELI SPEKTAKOLAR/ WILDER paralajmëron FURYN: Jam një gladiator që NUK VDES, do të…

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, u shpreh sot se do të jetë gati pas dy javësh, kur më 1 dhjetor do të mbrojë titullin ndaj rivalit britanik Tyson Fury. Ai ka lajmëruar rivalin dhe fansat e tij se ka gati planin: “Do ta shohësh në ring se çfarë do të ndodhë, se çfarë do të bëj. Unë e njoh veten time dhe se çfarë jam në gjendje të bëj në ring”, tha Wilder.

Më tej, Wilder tha: “Unë jam njeri i fjalës dhe ato që kam thënë do t’i vërtetoj në ring. Unë jam realisht kampioni i vërtetë i botës në peshën e rëndë. Disa njerëz nuk e besojnë këtë gjë, por ndaj janë këto sfida për ta vërtetuar këtë gjë. Unë jam një gladiator që nuk vdes kurrë. Këtë gjë e kam vërtetuar gjithnjë dhe do t’ia tregoj në ring edhe Fury më 1 dhjetor”.

Wilder, 40 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij do të përballet në Los Anxhelos me një ish-kampion bote si Fury, gjithashtu i pamposhtur, 27 fitore e asnjë humbje. “Askush nuk arrin të më mposhtë, sidomos në evente të tilla të mëdha. Nuk ka rëndësi për mua se kush është përballë, unë mezi i pres këto sfida. Nuk më trembin rekordet e Fury, ai do të pësojë humbjen e parë”, u shpreh Wilder.

Related posts

Nuk justifikoi besimin e Milanit, sulmuesi luzitan shumë pranë largimit

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Trajneri Solskjaer: Do të këtë fytyra të reja ne skuadër, më duhet të…

Isa.Autor

LAZIO-INTER/ “Olimpico” me kapacitet maksimal, ja sa tifozë “zikaltër” do të jenë të pranishëm

Delo.autor

Leave a Comment