Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI SYNON NJË TJETËR PËRFORCIM/ Kampionët Superiores “peshkojnë” në Kosovë mbrojtësin…

Partizani dëshiron që mbrojtësi i krahut të djathtë të Feronikelit Përparim Islami të vishet “i kuq” për vitin 2020.

Perparim-Islami-DEFENDER-740x740

Lajmin e mëson “Gazeta Sheshi”, e cila tregon se drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë i kanë bërë ofertë të mirë 26-vjeçarit që luan për kampionët në fuqi të Kosovës. Por, operacioni për transferimin e tij nga Kosova në Shqipëri nuk është i lehtë.
Mundësitë e zëvendësimit të lojtarëve të larguar gjatë merkatos së janarit janë të pakta dhe Feronikeli do të humbiste një element kyç nëse do të miratonte shitjen e Islamit. Nga ana tjetër, ai ka dhe 6 muaj kontratë me “Tigrat e Zi”.

18740782_1873741439552208_8102394583365878135_n

Përparim Islami është njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit të Kosovës. Ai u përzgjodh në “Formacionin më të mirë të 2019” ku fitoi dopietën me Feronikelin (kampionat dhe kupë).

Related posts

PAS BARAZIMIT ME MANCHESTER CITY-N/ Klopp: Lojtarët meritojnë komplimente për atë që bënë kundër “Qytetarëve”

Delo.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Suedi-Spanjë. Rezultati 2-1

Delo.autor

Doktori i ekipit të Bayernit: Guardiola bën gjithçka për t’i mashtruar të tjerët

Q.Autor

Leave a Comment