Futboll La Liga Sport

LIGA E KAMPIONËVE/ Puyol: Nëse Barcelona do ta kishte një sezon si Real Madridi vitin e kaluar, do të vriteshin

Përkundër që Real Madridi arriti ta fitojë për herë të 13-të titullin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, qendërmbrojtësi legjendar i Barcelonës, Carle Puyol, beson se nëse Barcelona do ta kishte një sezon si ai i Real Madridit, ata do të kritikoheshin shumë.

Kampionët evropianë e humbën mundësinë e të shpallurit kampion në La Liga shumë kohë para se kjo garë të përfundonte, por sezoni i tyre u shpëtua nga triumfi në Ligën e Kampionëve, përcjell Gazeta Express.

“Barcelona gjithmonë ka luftuar për gjithçka. Nëse Barcelona do ta kishte një sezon si Real Madridi vitin e kaluar, ata do të na vrisnin neve”, ka thënë Puyol.

“Ata u përqendruan në Ligën e Kampionëve, ata luajtën kokë a pilë. Por, në Barcelonë nuk mund ta bësh një gjë të tillë, ne kemi një mentalitet tjetër”.

“Barcelona pritet t’i fitojë të gjitha ndeshjet çdo jave dhe nëse humbin një prej tyre, atëherë ju, mediat, i kritikoni”.

“Ata duhet të luftojnë për të gjithë titujt, por nëse duhet të zgjedhësh mes Ligës së Kampionëve dhe Copa del Rey, atëherë normalisht që duhet ta zgjedhësh Ligën e Kampionëve”.

“Por, mbi të gjitha është La Liga, që është gara më e rëndësishme”.

Sezonin e kaluar, Barcelona triumfoi në La Liga dhe në Copa del Rey, ndërsa Real Madridi arriti ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi.

Related posts

Wanda Nara: Ka klube të gatshme të paguajnë klauzolën e Icardi-t

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Një rast pozitiv me covid-19, anulohet ndeshja në Spanjë

Delo.autor

SERIA A/ Napoli i papërmbajtshëm, Roma ia del me Abraham, “ngec” Lazio

Delo.autor

Leave a Comment