Futboll Shqipëri Sport

​KAPITENI I KOMBËTARES/ Dzeko e rrëfen historinë e tij të dhimbshme për luftën në Bosnje

Kapiteni i Kombëtares Boshnjake dhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka rrëfyer për ndikimin e luftës në Bosnje në fëmijërinë e tij, duke e theksuar rolin që e pati kjo luftë në karrierën e tij si futbollist.

Në një artikull të publikuar nga Players Tribune, Dzeko tregon për karrierën e tij, mirëpo përqendrohet në fëmijërinë e tij në Sarajevë dhe dashurinë e tij për futboll, transmeton Gazeta Express.

“Është një krenari e veçantë kur arrin në Premierligë dhe bëhesh kampion duke ardhur nga një vend si i imi. Ju duhet ta mbani mend se unë kam lindur në Sarajevë në vitit e 80-ta. Gjatë luftës, kishte periudha kur u detyrova të mos shkoja në ndeshjet e futbollit nëpër rrugë sepse lëshoheshin alarmet dhe ne duhet të fshiheshim”, shkruan 32-vjeçari.

“Si një fëmijë i vogël, nuk e kupton rrezikun. Në moshën gjashtëvjeçare, unë e kuptova se çfarë po ndodhte, por sinqerisht, nuk mendoja shumë për këtë gjë. Prindërit mendonin dhe brengoseshin për gjithçka. Ata e mbajnë të gjithë përgjegjësinë, të paktën kështu mendoj”.

“Kur lufta përfundoi pas katër viteve, gjithçka ishte e shkatërruar. Nuk kishin mbetur më qytete. E kujtoj se babai im detyrohej ta linte punën, për të dërguar në stërvitje, dhe detyroheshin të ndërronim një autobusë dhe një tren. Ne ushtronim në një shkollë të mesme pasi që stadiumi ishte shkatërruar”.

“Pas luftës ne ishin një gjeneratë e fëmijëve me ëndrra të thjeshta. Ne dëshironim të luajmë futboll në paqe. Tani, unë e kam futbollin dhe kam gjetur paqen time. Kjo është jeta ime. Unë luaj futboll dhe i shikoj të gjitha ndeshjet që mundem”.

“Nganjëherë gruaja ime më vjen në dhomën e ndenjes, ku unë jam duke shikuar ndeshje të Serie A-së apo Premierligës, dhe më pyet: ‘A ke shikuar mjaft futboll?’. Unë vetëm i buzëqeshi. Ajo duhet ta dinte përgjigjen time deri tani. Jo, normalisht, nuk do të mjaftohem kurrë me futboll”.

Intervistë të ngjashme me të për Players Tribune kishte bërë edhe kapiteni i Kombëtares së Serbisë, Aleksandar Kolarov, i cili kishte rrëfyer për bombardimet e NATO-s në Beograd.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Moise Kean firmos me skuadrën e Everton, ja fjalët e tij të para

Delo.autor

Sonte rikthehet Champions League, skuadra shqiptare luan një transfertë “luksi”

Isa.Autor

IRONIA E RUSISË/ Pasi u pezullua nga UEFA dhe FIFA, kërkon organizimin e Evropianit 2028

F.autor

Leave a Comment