Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Angli-Spanjë: “Wembley” favorizon “Tre Luanët” (STATISTIKA)

Dy prej gjigantëve të futbollit ndërkombëtar do të përballen mbrëmjen e së shtunës në “Wembley”, aty ku Anglia do të presë Spanjën. Nëse gjysmëfinalistët e Kupës së Botës duan të kenë një mundësi të sigurojnë vendin e parë në grup, do të duhet të fitojnë kundër spanjollëve, ndaj të cilëve nuk fitojnë një ndeshje zyrtare që nga 1996-a.

“Tre Luanët” kanë fituar me penallti në atë takim, ndërsa fitorja e tyre e fundit brenda 90 minutave kundër “La Roja”-s ka qenë në qershor të 1980-ës. Gjithsesi, Spanja duhet të kthehet mbrapa në Kupën e Botës të 1950-ës për të kujtuar fitoren e fundit të arritur kundër Anglisë në një ndeshje zyrtare.

Vendasit kanë një ecuri shumë të mirë në “Wembley”, me humbjen e fundit aty që ka ardhur kundër Holandës në marsin e 2016-ës. Megjithatë, ecuria e tyre kundër skuadrave që janë në Ligën A të Nations League, që nga tetori i 2014-ës, nuk është aq e mirë: 5 fitore, 4 barazime, 7 humbje.

Ndërkohë, ecuria e Spanjës në të njëjtën periudhë kohe kundër ekipeve të Ligës A është e balancuar: 4 fitore, 5 barazime, 4 humbje. Nga ato 11 ndeshje, vetëm në pesë prej tyre të dy skuadrat kanë shënuar gol.

Nuk do të jetë e lehtë për anglezët të marrin tri pikët në këtë takim, duke parë se spanjollët nuk kanë humbur asnjë nga dhjetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në transfertë: 6 fitore, 4 barazime. Në gjashtë nga këto ndeshje të dy skuadrat kanë shënuar gol.

Statistikat
– Që nga tetoti i 2014-ës, më pak se gjysma e 16 ndeshjeve që Anglia ka luajtur kundër ekipeve të Ligës A, kanë sjellë mbi 2.5 gola për takim.

– Anglia ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër ekipeve të Ligës A.

– Ecuria e Spanjës kundër Anglisë, në të gjitha takimet (zyrtare ose jo) të luajtura që nga 1996-a është: 4 fitore, 1 barazim, 2 humbje.

Related posts

Mesfushori N’Zonzi objektivi i parë i disa skuadrave angleze…

Sadik.Autor

Kualifikohet Argjentina dhe e pret përballja e frikshme me Francën, Kroacia gjen Danimarkën

Sadik.Autor

Odriozola: Real Madrid? Po mendoj vetëm për Botërorin!

Sadik.Autor

Leave a Comment