Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Zvicër-Islandë: Ishullorët duan të shkruajnë historinë

Nations League do të vërë përballë njëra-tjetrës Zvicrën dhe Islandën, një ndeshje e vlefshme për Grupin e 2-të të Ligës A. Sfida do të zhvillohet në St Gallen dhe miqtë do të kërkojnë të marrin fitoren e parë pas gjashtë tentativave të mëparshme (1 barazim, 5 humbje).

Zvicra, vendi i tetë në renditjen e FIFA-s, është dukur në formë shumë të mirë gjatë fazës kualifikuese për Kupën e Botës dhe në fazën e grupeve, para se të eliminohej në 1/16-at nga Suedia. Ajo humbje ndaj suedezëve ka qenë e para për ata në dhjetë ndeshje (5 fitore, 4 barazime, 1 humbje).

Ndërkohë, ata mbeten të pamposhtur në shtëpi që nga maji i 2016-ës (9 fitore, 1 barazim). Miqtë, nga ana tjetër, do të paraqiten në këtë takim pas disa rezultatesh të njëpasnjëshme pozitive që kanë marrë nga 2015-a, me vendin e vogël ishullor (më pak se 350.000 banorë, numri 32 në renditjen e FIFA-s), duke u kualifikuar në dy turne madhorë radhazi.

Vendi më i vogël në histori që e ka bërë një gjë të tillë. Gjithsesi, Botërori i parë i Islandës është mbyllur pa asnjë fitore, me Islandën që ka zënë vendin e fundit në grup (2 barazime, 5 humbje).

I njëjti fat duket se do t’i presë islandezët edhe në Nations League, duke parë se janë në një grup me Zvicrën dhe Belgjikën. Për sa i takon statistikave, Zvicra nuk ka pësuar gol në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi. Ndërkohë, Islanda ka fituar 3 penallti në 5 ndeshjet e fundit.

Related posts

KËRKON 20 MILION EURO DËMSHPËRBLIM/ Çelsi hedh në gjyq Konten

Isa.Autor

KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Algjeria shpallet kampione pas 29 vitesh, thyhet Senegali i Mane

Delo.autor

Juventus 80 milionë euro për Milinkovic/ Lazio jep këtë përgjigje

Sadik.Autor

Leave a Comment