Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Spanja shkatërron Kroacinë, Belgjika bën detyrën ndaj Islandës (VIDEO)

Spanja ka shkatërruar nënkampionët e Botës me rezultatin 6-0 në Grupin 4 të League A të Nations League. Ishte një paraqitje dominante e vendasve të cilët luanin në Estadio Manuel Martinez Valero të Elche. Spanja e re e Luis Enrique duket e uritur dhe e motivuar, gati të shkatërrojë këdo që i del përpara dhe pas Anglisë në ndeshjen e parë të kompeticionit, tani e kishte radhën Kroacia e Modric me shokë.

Por ishte një paraqitje e turpshme dhe aspak e denjë e nënkampionëve të botës të cilët jo vetëm që humbën me një rezultat të thellë, nuk arritën të paktën të shënon një gol nderi. Ishte Saul ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 24’. Më pas erdhën dy predhat e Asensio brenda tre minutave.

Ylli i Real Madrid ka lëshuar dy raketa nga distanca teksa njëra ka shkuar menjëherë në rrjetë ndërsa tjetra është përplasur me traversën përpara se të bënte përplasej me kurrizin e portierit kroat dhe të hynte në rrjetë. Pas pushimit ishte Rodrugo ai që shënoi të katërtin, ndërsa Sergio Ramos të pestin brenda pak minutave. Isco shënoi golin e fundit të takimit, duke turpëruar keq ballkanasit.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Islanda është mposhtur nga Belgjika me rezultatin 3-0 falë golave të Hazard dhe Lukaku. Bosnje Hercegovina vetëm në fund të takimit ka gjetur golin e fitores ndaj Austrisë. Finlanda ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Estoninë në League C teksa Hungaria ka arritur një rezultat të madh ndaj Greqisë teksa ka fituar 2-1 brenda në shtëpi. Moldavia dhe Bjellorusia kanë ndarë nga një pikë në barazimin pa gola, ndërsa San Marino është mposhtur nga Luksemburgu me rezultatin e pastër 3-0.

Related posts

HIGUAIN KËRKON TË QENDROJË TEK JUVENTUS/ Flet Babai i sulmuesit: Mund ta mbyllë karrierën e tij tek…

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME “ZIKALTËRIT”/ Ylli i Interit pranë rinovimit, Altetico Madrid fut ‘’hundët’’ në negociata

Delo.autor

Tifozët kërkojnë llogari, përgjigjet klubi i Skënderbeut: Duro, se përsëri… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment