Futboll La Liga Sport

“LOS BLANCOS” MPOSHTI ATLETICON/ Plasin polemikat: Vjedhje për te seria e “La Casa de Papel”

Real Madridi mposhti me rezultatin 1-0 Atletikon në derbi ditën e sotme, por si gjithmonë edhe në këtë derbi polemikat nuk kanë munguar.

Në minutën e 34’ të pjesë së parë, ka pasur një rast shumë të dyshimtë, ku pretendohet penallti për Atletikon.

Kasemiro ndalon me dorë Moratën, me këtë të fundit që ishte nisur në drejtim të portës. VAR-i nuk ndërhyn për këtë rast, duke e quajtur si të rregullt. Megjithatë pas kësaj ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale, ku në sy bie ai i ish-lojtarit të Atletikos, Paulo Futre. futre

Ky i fundit në postimin e tij shkruan : “ Vjedhja e penalltisë së Ksemiros ishte aq e madhe, sa mund ta përdorim te ‘La Casa de Papel’. VAR nuk ndërhyn”.

Related posts

U AFRUA ME BUJË NË MILANO/ Inter vendos në merkato Mesfushorin Eriksen, ja motivet e largimit

Delo.autor

LEGJENDARE/ Llullaku pushim, Qaka i bën gjëmën

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares në formë të shkëlqyer, vulos fitoren me Konkordian

Delo.autor

Leave a Comment