Futboll La Liga Sport

Simeone: Derbet kundër REALIT janë ndeshje për BURRA, por Atletico do…

Trajneri argjentinas i Atletico Madrid doli sot në konferencë për shtyp, në prag të derbit me “Los Blancos”, duke nënvizuar: “Ekipi dhe individualitetet po përmirësohen. Do të jetë e vështirë si për të gjithë ndaj Real Madridit”.

Si mendoni, disfata e Real Madridit kundër Sevilla, a mund të ndikojë në derbi?
Nuk e vlerësoj një kundërshtar vetëm nga ndeshja e fundit. E shikoj atë për potencialin që ka dhe Real Madridi është një nga ekipet më të mira në botë.

Në vitet e fundit, Real Madridi nuk ka humbur me ju në La Liga, në “Bernabeu”…
Nuk ndalem për të analizuar se çfarë ka ndodhur, futbolli merr frymë me të sotmen. Nesër është një ndeshje e re. Personalisht, përqendrohem në atë se si mund ta bëjmë ndeshjen më të rehatshme për ne.

Diego Costa ka një moment të keq sa iu takon golave. Ju, si e shihni?
Unë e shoh në formë fantastike, po zhvillon një lojë shumë të mirë, ka marrë pjesë në golat e ekipit. Ai është i fortë fizikisht dhe bën paraqitje të mëdha.

A keni dyshime për formacionin në derbi?
Kalojnë shumë gjëra në kokën time, do të vendosim për detajet, por i mbaj ato për vete. Do të shohim se me cilin formacion do ta fillojmë këtë derbi.

Ekipi juaj duket se e ka lënë pas periudhën e keqe…
Ekipi po përmirësohet, gjithashtu edhe individualitetet. Individët e rëndësishëm po rriten. Do të jetë e vështirë, e komplikuar, ashtu si për të gjithë, kur luajnë kundër Real Madridit.

Sa mund të ndihet mungesa e Cristiano Ronaldos te Real Madridi?
Ndeshjet janë të veçanta, ndryshojnë nga njëra-tjetra. Mungesa e Ronaldos po trajtohet shumë mirë nga Real Madridi. Derbet janë për burrat, sepse ka shumë ndikime emocionale te lojtarët.

A i motivoni më shumë, ose në mënyrë të ndryshme, lojtarëve tuaj për këtë lojë?
Në ndeshjet e rëndësishme, lojtarët gjejnë hapësirat e tyre për të arritur në mënyrën më të mirë. Ata janë më së paku maksimalisht të karikuar. Gati të tejkalojnë ngarkesat emocionale, duke shfaqur personalitetin dhe karakterin e duhur.

A mendoni se Real Madridi është më pak vertikal?
Unë e shoh Real Madridin përtej ndeshjes së fundit. Sevilla është një kundërshtar i vështirë dhe nuk është e lehtë për të konkuruar kundër saj. Nuk mungon vertikaliteti te Real Madridi me Asensio dhe Bale, as vizioni i mirë me Kroos, Modric e Ramos.

Griezmann, a mund të jetë më shumë i karikuar nga debatet në distancë me Ramos?
Nuk e di, do të duhet të pyesim Griezmann.

Puna në mesfushë, a ptitet të jetë themelore në derbi?
Real Madridi punon mirë me topin, ka shumë njerëz në sulm. Mesfusha është më e thellë, por Lemar mund të luajë më shumë midis linjave. Rodrigo dhe Thomas mund të na japin zgjidhje specifike në këtë repart.

A mendoni se finalja e Superkupës Europiane, e fituar nga ju, mund të ndikojë?
As nuk mendoj se ka ndonjë referencë specifike për ndeshjen e Superkupës, sepse një finale është unike dhe ka një fitues. Në derbin e nesërm parashikohen të tria rezultatet.

Related posts

NJË “REVOLUCION” I VËRTETË NË MERKATO/ Atletico Madrid e “frikshme” për sezonin e ri, ja formacioni (FOTO)

Delo.autor

Milan merr 3 milionë euro nga Trabzonspor, ky lojtar mbetet te klubi turk

Q.Autor

PËRSËRI KOKË MË KOKË/ 2 yjet e futbollit në “LUFTË” për golashënuesin më të mirë të vitit

Isa.Autor

Leave a Comment