Futboll Sport

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Proteston skuadra korçare, vjen kartoni i parë (Video)

Po luhet në Vlorë supersfida përmbyllëse e javës së katër mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të “rrëmbyer” vendin e parë. Si vlonjatët ashtu edhe korçarët ndodhen në kuotë të njëjtë pikësh teksa në 3 javët e para kanë arritur të sigurojnë 7 pikë.

Në total Flamurtari dhe Skënderbeu janë përballur 133 herë me njëra-tjetrën. 51 herë ka fituar skuadra korçare, 49 vlonjatët dhe 33 sfida janë mbyllur në barazim. Nuk mungojnë surprizat në formacionet e të dyja skuadrave. Teksa trajnerët i kanë pasur zgjedhjet e cunguara.

bandicam 2018-09-17 19-42-38-206

LIVE| Flamurtari-Skënderbeu 0-0

KOMENTI LIVE: 

21′ Dita ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

20′ Bregu zihet në pozicion jashtë loje, teksa del i vetëm përballë portierit, pas një asisti të Radas. Nuk janë dakord korçarët me këtë vendim.


19′ Gripshi merr një top të bukur nga e djatha dhe provon të shërbej për Krasniqin në zonë, por largojnë mbrojtësit vlonjatë në këndore.

15’ Goditje dënimi në krahun e djathtë për Skënderbeun, Radas mundohet të harkojë në zonë, por largojnë vlonjatët.

13’ Dita mundohet të gjuajë nga jashtë zonës, ndalet nga një ndërhyrje e saktë e Deliajt, i cili e bllokon në momentin e goditjes.

10′ Goditje këndi për Flamurtarin, kroson Torasa por Batha shkakton faull në sulm.

7′ Flamurtari jep sinjalin e parë. Sirghi gjuan me kokë pas topit të harkuar nga këndi, topi përfundon mbi kuadrat.

4′ Gabime të shumta në pasime nga të dyja skuadrat.

1′ Përballja nis e ashpër, Kotobelli ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Vangjelit duke shkaktuar faullin e parë.

1′ Ka filluar takimi në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirghi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Flamurtari

Skënderbeu: Teqja, Lulaj, Radas, Sambou, Vangjeli,  Aliti, Dita, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

41730534_561490357616716_8999276612037902336_n

Gjyqtar: Andi Koçi (Durrës)

 

Related posts

VIDEO/ Portieri Keylor Navas turpëron keq ‘yllin’ e Realit

Q.Autor

CHAMPIONS/ Monaco-Atletico: Përballja e dy ekipeve që dështuan sezonin e kaluar

Isa.Autor

Kjo është shuma që Ronaldo pagoi për t’i shpëtuar burgut

Sadik.Autor

Leave a Comment