Futboll Seria A Sport

Zbulohet e vërteta/ ICARDI nuk shënon tek INTERI, Spalleti tregon ARSYEN

Në këtë fillim mjaft negativ të sezonit, me dy humbje, një barazim dhe vetëm një fitore në katër ndeshje, Inter renditet në gjysmën e dytë të klasifikimit të Seria A, për të mbajtur vendin e 14-të. Një formë zhgënjyese që reflektohet gjithashtu edhe te kapiteni i zikaltërve, Mauro Icardi, i cili nuk ka shënuar asnjë gol në këtë sezon me Inter në Seria A. Pikërisht në prag të sfidës së parë të zikaltërve në rikthimin e tyre në Champions League, kundër Tottenham, trajneri i Inter, Luciano Spalletti, ka dalë në mbrojtje të sulmuesit argjentinas, duke justifikuar “agjerimin” e tij para portës.

“Icardi nuk shënon kurrë? Është një pasojë e momentit tonë të keq. Skuadra nuk shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ai merr pasime jo aq të pastra sa duhet të ketë. Pastaj, nëse detyrohet të kthehet deri në mesfushë, është akoma dhe më keq. Duhet t’ja dalim që t’i lejojmë të qëndrojë afër zonës së penalltisë, pasi edhe për atë do të ishte një tjetër ndeshje. A mund ta përfshijmë edhe më shumë në ndeshje? Le ta lemë Mauron kështu si është, futbollistikisht është bërë mirë. I pëlqen të sulmojë në thellësi. Më pas, nëse arrijnë topat e duhur, ai është një prej më të fortëve që kam stërvitur për realizimin e golave”, deklaroi Spalletti.

Related posts

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 55 sekonda, ylli Salah zhbllokon sfidën dhe vendos dy rekorde me një gol (VIDEO)

Delo.autor

PROVAT/ Bagazhet në avion, rezervimi i hotelit dhe tamponët në Torino. Ja si Napoli apelon 3-0…

Delo.autor

Këto ishin momentet e dyshimta të “El Clasicos” që nuk u vrenjtën nga gjyqtarët (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment