Futboll Sport

LIVE Kamza-Kastrioti/ Zhbllokohet menjëherë rezultati, Roloviç ndëshkon krutanët (VIDEO)

Kamza dhe Kastrioti luajnë ndeshjen e parë të javës së 4-t në Kategorinë Superiore. Vendasit, pasi fituan në Kupë, tani do të zhvillojnë edhe ndeshjen e parë në kampionat, me Klodian Duron në krye të stolit, pas shkarkimit të Devollit, pas 3 takimesh.

Nga ana tjetër, Kastrioti, vjen me një fitore dhe dy humbje në këtë sfidë, dhe tashmë, ndaj një rivali pak më të lehtë se ato të javëve të kalura, do të kërkohen patjetër pikë. Stadiumi i Kamzës, vazhdon të jetë i dënuar, dhe ndeshja do të luhet pa tifozë.

LIVE | Kamza-Kastrioti 1-0

GOL: Roloviç 13′

KOMENTI LIVE

17’ Goditje e fortë në kuadratin e Avdylit, por portieri i Kamzës kontrollon në dy kohë.

13’ GOOOL Roloviç shfrytëzon mjaft mirë një top në zonë, dhe pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes krutane, mposht portierin Kuka.

10’ Ka tension në fushë, ku situata nxehet pas një faulli në mesfushë.

4’ Plaku kroson në zonë nga një goditje dënimi, por mbrojtja krutane largon me kokë.

1’ Provon me disa kombinime menjëherë Kamza. Martinena lë bukur një top me kokë për Plakun, ky i fundit shërben për Roloviç, por arbitri sinjalizon pozicion jashtë loje.

1′ Nis takimi në Kamzë.

Related posts

CHELSEA – MANCHESTER CITY/ Sarri përgatit “kurthin” për rikthimin tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

LUFTA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Leo Messi iu “tregon targën” Mbappe dhe Salah (FOTO)

Delo.autor

TURNEU BOTËROR I MUNDJES/ Shqipëria siguron medaljen e bronzit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment