Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Kamza: Shameti nderon verilindorët, pas golit, përshëndetje speciale për… (VIDEO)

Kukësi dhe Kamza luajnë ndeshjen e fundit të javës së pestë në Kategorinë Superiore, në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Verilindorët pas fitores javën e kaluar ndaj Teutës, do të kërkojnë të vazhdojnë me fitoret, duke parë edhe ndalesën e ekipeve të tjera kryesuese në tabelën e renditjes.

Nga ana tjetër, Duro e nisi me fitore në ndeshjen e parë me Kamzën, dhe ndaj ish-ekipit të tij, ku ka nisur edhe karrierën si trajner, do të kërkojë një tjetër surprizë, teksa edhe formacioni duket sulmues në ndeshjen që do të zhvillohet në Shkodër.

LIVE | Kukësi-Kamza 1-0

GOL: Shameti 30′

KOMENTI LIVE

30′ GOOOOL Kapiteni Shameti nderon Kukësin. Avancon deri në zonën e Kamzës, dhe shënon nga brenda zone.

27’ Avdyli hero për Kamzën. Uilliam bën lëmsh lojtarët e Kamzës në mbrojtje, pas harkimit të Ethemit, në fund godet, por Avdyli zgjatet në limite.

25’ Plaku kroson pasi nisi shkurtazi goditjen e këndit, dhe topi merr një trajektore të vështirë për portierin Frashëri. Sërish këndore për Kamzën.

24’ Kroson Plaku nga goditja e dënimit, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por në fund Maliqi nxjerr në goditje këndi.

23’ Kundërsulm i shpejtë i Kamzës, Fukui nis Frashërin në krahu e djathtë, i cili është shumë i shpejtë, dhe Zguro i shkakton faull, në një zonë të rrezikshme.

19’ Avdyli shpëton Kamzën, në një rast ku Uilliam shkonte drejt portës, goditi, por në fund portieri i kamzalinjve priti me këmbë.

16’ Rexhinaldo godet me dorë fytyrën e Olsi Teqjas, dhe ky i fundit ka nevojë për ndërhyrjen e mjekëve. Ndërpritet ndeshja për pak momente.

11’ Aksion i bukur nga e majta e Uilliam, në fund pason në qendër për Ethemin, i cili nuk gjen kuadratin nga pranë portës.

10’ Nerva mes Arrabal e Rexhinaldos. Mbrojtësi i Kamzës shtyn në një moment të ndaluar sulmuesin e Kukësit, por gjyqtari Ziri e kalon me nga një këshillim për të dy.

8’ Rexhinaldo më i tërhequr, kërkon të shërbejë për Uilliam, por Frashëri kupton gjithçka dhe kthen topin te Avdyli.

3’ Niset Martinena, por ka një flamur të ngritur lart nga anësori.

1′ Nis takimi në Shkodër.

Related posts

Qazim Laçit i mjaftojnë 4 minuta për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Angli-Zvicër do të TRANSMETOHET BARDHEZI, ja aryeja e veçantë

Isa.Autor

10 DITË ME KRAH TË FASHUAR/ Dëmtohet në shpatull Albi Doka, ja çfarë rrezikon… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment