Futboll Seria A Sport

MODULI I LOJËS/ Ancelotti: E kam të vështirë të zgjedh, Insigne do të fokusohet tek…

Carlo Ancelotti beson se Napoli ka më “tepër qëndrueshmëri” me skemën 4-4-2 dhe kjo gjë e lejon Lorenzo Insigne të “fokusohet më tepër tek sulmi.”

Trajneri provoi formacionin 4-4-2 me Simone Verdi dhe Jose Callejon si sulmues anësor dhe Dries Mertens dhe Insigne si sulmues qëndror në fitoren e tyre 3-1 kundër Torinos.

“Ishte një start pozitiv, kishim shumë topa n zonë dhe gjetëm hapësirë mes mbrojtësve. Kjo do të thotë që të gjithë ishin të përfshirë në kryesimin tonë,” Ancelotti tha për DAZN.

“E zgjodha Insigne në një rol më qendror në mënyrë që ai të fokusohej më shumë tek sulmi sesa tek lëvizjet mbrojtëse. Insigne ishte vendimtar sot, por edhe të tjerët bënë një paraqitje të mirë.”

“Verdi është ende duke u mësuar me skuadrën, ndërkohë që Mertens lëvizi shumë mirë. Mendoj se ky formacion na dha më tepër soliditet teksa po bëjmë mirë në mbrojtje”.

“Sebastiano Luperto bëri një ndeshje të mirë, ashtu si edhe Marco Rog. Është e vështirë për mua që të zgjedh një XI, kur ata të gjithë janë të talentuar, por kjo nuk e ndryshon kualitetin në përgjithësi kur unë i ndryshoj gjërat”.

 

Related posts

SI GJITHMONË KRIJON DEBAT/ Maradona zbulon problemin kryesor të Messit

Delo.autor

“LAÇI EKIP QË NUK PËSON SHUMË GOLA”/ Ardit Hoxhaj: Po menaxhojmë shumë mirë situatën, pengu im më i madh është…

Delo.autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Klopp qau kur pa mjekët në spital duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment