Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luftëtari-Teuta: “Shkrihen” durrsakët, Milosavljev shënon edhe të tretin (VIDEO)

Luftëtari dhe Teuta luajnë ditën e sotme, ndeshjen e dytë të javës së pestë në Kategorinë Superiore. Në Gjirokastër, debuton trajneri Mezani, pas largimit të Kostiç gjatë kësaj jave. Bluzinjtë gjenden në nevojë të madhe për pikë, pasi në katër javë nuk kanë marrë as edhe një.

Nga ana tjetër, Teuta vjen gjithashtu pas një humbje javën e kaluar me Kukësin, dhe në këtë transfertë, ekipi i Bledi Shkëmbit do të kërkojë të lërë pas atë humbje.

LIVE | Luftëtari-Teuta 3-0

GOL: Shkurtaj 37′, Rapo 59′, Milosavljev 63′

KOMENTI LIVE

63′ GOOOOL Milosavljev shënon edhe golin e tretë, me një të djathtë nga jashtë zone.

62’ Shkëmbi kryen edhe zëvendësimin e dytë. Kallaku futet në vendin e Avdylit.

60’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Ramadani tek Luftëtari.

59’ GOOOOL Rapo shënon me një të majtë fantastike nga jashtë zone. Hidi nuk ka se çfarë të bëjë. Mesfushori heq fanellën, dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga Jorgji.

54’ Një top i gjatë në zonën e gjirokastritëve, Progni me kokë godet, dhe Ruçi në dy kohë, kontrollon em vështirësi.

53’ Karton i parë i verdhë në këtë ndeshje, Progni ndëshkohet sepse qëndronte shumë afër një goditje të lirë që po kryente Milosavljev në mesin e fushës.

51’ Tjetër goditje me kokë pas këndores, edhe këtë herë Hidi largon, me më shumë vështirësi se rasti i dy minutave më parë.

49’ Krosim nga goditja e këndit për Licajn, ky i fundit provon me kokë, por Hidi kontrollon gjithçka.

46′ Shkëmbi e nis me një zëvendësim. Futet Kruja në vendin e Traore.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Teuta 1-0

47’ Milosavljev shërbehet në të majtë nga Radoviç, serbi bën një lëvizje dribluese, dhe më pas godet me të djathtën, por gjuajtja bllokohet nga mbrojtja.

45′ 2 minuta shtesë.

37’ GOOOL Luftëtari shënon pas një aksioni mjaft të rrjedhshëm. Xhekson kroson nga e majta në të djathtë, më pas është Shkurtaj që asistohet në mesin e zonës nga Radoviç, dhe Hidi nuk ka çfarë të bëjë.

31’ Probleme për Xhekson, pas një përplasje me Prognin. Gjyqtari Jorgji nuk akordon faull, por pas pak sekondash ndal lojën që mjekët t’i vijnë në ndihmë brazilianit të Luftëtarit.

30’ Dalje e mirë përpara e Luftëtarit, është Shkurtaj që provon një goditje, e cila shkon drejt portës duke u përplasur në tokë, më pas provon edhe Ymeraj, por nuk koordinohet dot. Në fund Hidi kontrollon gjithçka.

24’ Goditje nga hyrja e zonës e serbit Milosavljev, por topi shkon mbi portën e Hidit.

23’ Kryesori Jorgji ndal për pak sekonda lojën, në mënyrë që lojtarët të freskohen, prej temperaturave të larta.

17’ Ruçi shpëton portën e Luftëtarit, pasi Progni lësohn një top direkt nga goditja e dënimit, i cili nuk devijohet nga askush, por portieri i gjirokastritëve në momentin e fundit largon në goditje këndi.

13’ Luftëtari provon të ngacmojë tek zona e durrsakëve, një pasim tokazi për Shkurtajn, por Hidi e shoqëron sferën në fundore.

9’ Probleme për Prognin te Teuta, pas pasi mori një goditje të fortë në këmbën e majtë.

5’ Latif lëviz bukur në krahun e djathtë, kalon një mbrojtës, dhe shërben në qendër të zonës, por gjirokastritët spastrojnë atë rast të rrezikshëm.

3’ Bici nuk arrin të kontrollojë një top në mbrojtje, duke qenë edhe lojtari i fundit, por Hidi del dhe me këmbë mbyll gjithçka.

1′ Nis takimi në Gjirokastër.

Related posts

Absurdi vazhdon në Shqipëri, shikojeni dhe gjykojeni vetë

Sadik.Autor

PSG-MANCHESTER CITY/ Pritet një gjysmëfinale spektakolare, rikthehet përballja e vjetër Guardiola-Pochettino

Delo.autor

Chelsea me ‘aromë’ Barcelone, Enrique trajner ndërsa Belleti drejtor sportiv

Q.Autor

Leave a Comment